Zbuloni surprizat e motit që ju presin gjatë muajit gusht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nën ndikimin anticiklonik në rajonin tonë po mbretëron mot kryesisht stabil dhe me diell, por ka vranësira lokale në disa rajone të cilat japin pamje të bukura që nga mëngjesi.

Nga kontinenti po vijnë masa relativisht të freskëta ajrore të cilat nuk po lejojnë rritjen e mëdha të temperaturave në viset kontinentale, ndërsa në viset mesdhetare dhe bregdetare është më ngrohtë.

Kjo gjendje e ngjashme sinoptike do të vazhdojë afërsisht edhe dy ditë, me tendencë destabilizimi të pjesërishëm të atmosferës gjatë dy ditëve të ardhshme në veçanti dita e enjte.

Pra, të enjtën përpos intervaleve kohore me diell do të ketë edhe zhvillime lokale të vranësirave të cilat edhe mundë të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe do të përfshijnë disa rajone kryesisht në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë Veriore dhe rajone në veri dhe lindje të Shqipërisë. Nuk priten reshje të mëdha dhe reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse, por të përqëndruara vetëm në disa rajone ku zhvillohet konveksioni atmosferik.

Masa pak më të ngrohta ajrore depërtojnë gjithë gushtin ku temperaturat maksimale do të arrijnë afër 30 gradë Celsius në Kosovë dhe ndonjë gradë më lartë në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore./E.T

Të fundit

Vera shton infeksionet, mjekja: Më të rrezikuarit të sëmurët kronikë dhe ata me nishane

Ekspozimi në diell dhe ujëra, qofshin këto dete e pishina, edhe gjatë këtij sezoni veror ka sjellë probleme të...

Fundi i epokës Messi-Ronaldo, lista me 30-të lojtarët e nominuar për çmimin “Topi i Artë”

Këtë të enjte u shpall lista me 30 të nominuarit për çmimin Ballon d’Or 2025. Ylli argjentinas, Lionel Messi, nuk do të ketë mundësinë ta...

Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori!

Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë në histori mes të njëjtëve muaj pararendës, sipas agjencisë europiane të monitorimit të ndryshimeve...

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi të transmetuar nga mushkonjat, i...

Hyjnë në fuqi tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

Lajme të tjera

Web TV