Dështon shkëmbimi Lukaku-Vlahovic, opsioni i vetëm për belgun mbetet Arabia Saudite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kthesë e papritur në negociatat mes Chelsea-t dhe Juventusit për shkëmbimin mes Dushan Vlahovicit dhe Romelu Lukakut.

Klubi londinez u tërhoq përfundimisht, pasi Juventusi refuzoi 25 milionë euro plus në këtë marrëveshje.

“Zonja e Vjetër” kërkonte të paktën 30-35 milionë. Për këtë arsye, blutë kanë vendosur të marrin një moment reflektimi, duke ndërprerë diskutimin me drejtuesit e bardhezinjve.

Sa i përket Lukakut, drejtuesit londinezë llogarisin që të mund ta shesin në Arabi, ku merkato e Pro Ligës Saudite do të mbyllet në mes të shtatorit, duke qenë se ai nuk është pjesë e planeve të Mauricio Pochettino.

Po Juventusi? Tifozët e kanë bërë të qartë se janë kundër shkëmbimit dhe në këtë moment ka vetëm një mundësi që të ndodhë: të shesë Vlahovicin te një klub tjetër më i mirë evropian (PSG, Bayern) dhe të investojë një pjesë të parave të mbledhura për Lukakun.

Të fundit

Dita e Mësuesit/ Festohet sot 7 Marsi, 138 vite nga krijimi i Mësonjëtores së parë

Dita e Mësuesit, 7 Marsi, festohet sot në të gjitha trevat shqiptare. Kjo ditë festohet në të gjitha shkollat e...

Tregtia Shqipëri-SHBA/Si do të ndikojnë tarifat doganore të administratës së re amerikane

Megjithëse me distancë të largët Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner tregtar i rëndësishëm i vendit tonë. Vitin e kaluar SHBA u rendit e pesta...

Ish-prokurori: Veliaj të hetohet i lirë, njësoj si kryetari i bashkisë së Nju Jorkut

Ish-prokurori i Tiranës, Ervin Karanxha, i ftuar sot në “Frontline” të Report Tv, u shpreh se kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të hetohet në gjendje...

Çfarë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928: Burgimi mund të bëhet në shtëpi punëtorie

Nga Dashnor Kaloçi Pjesa e pestë Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e...

Lajme të tjera

Web TV