Krifca:Ju përgjigjëm nevojave të prodhimit, rritet me 4100 ton eksporti vajit të ullirit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se, do të vijojë me stragjinë për mbështetjen e fermerëve që kultivojnë ullirin dhe nxitjen e eksporteve të vajit të ullirit.

Në Çermë e Sipërme, Divjakë, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrean morën pjesë në takimin e grupit të punës, që po zbaton programin “Mbështetja e eksportit të vajit të ullirit nëpërmjet përmirësimit të cilësisë”, me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar, prodhues e përpunues të vajit të ullirit, për të analizuar ecurinë e deritanishme të një programi që në një kohë të shkurtër e kritike ka pasur rezultate të jashtzakonshme.

“I paraprijmë punëve për sezonin e ullirit që vjen duke çuar përpara sukseset e sektorit”, tha Krifca, teksa vlerësoi trendin në rritje të eksportit të vajit të ullirit.

Ministrja tha se “në 6 mujorin e parë të këtij viti, i kemi rritur eksportet e vajit të ullirit në mbi 4,100 tonë, nga mesatarisht 80 tonë që ka eksportuar historikisht Shqipëria. Jemi rritur kështu me 52 herë në sasi por edhe 33 herë në vlerë, duke shitur produktin tonë më shtrenjtë në tregje me vlerë të shtuar. Një arritje e rëndësishme falë masave që u morën që në Dhjetor, në kushtet e superprodhimit të vajit të ullirit, ku me angazhimin e Grupit Teknik, KASH mbështetjen e RISI Albania dhe me specialistët tanë më të mirë në kulturën e ullirit kryem në kohë identifikimin e sasive të mbetura tek fermerët, grumbullimin dhe analizat për standardizimin e sasisë së vajit të ullirit duke çliruar më pas rrugën drejt tregjeve të eksportit”.

“Të gjithë jemi dëshmitar që sot, fermerët nuk ankohen për sasi vaj ulliri të mbetura dhe për më tepër për çmime të pakënaqshme. Fakti që ne jemi rritur 33% në vlerë, brenda kësaj kohe, tregon që ne e kemi shitur vajin e mbetur në tregje me vlerë të shtuar”, u shpreh Krifca.

Ministrja e vlerësoi këtë fakt, një arritje të rëndësishme falë masave që u morën në kushtet e superprodhimit të vajit të ullirit. “Marrëveshja me homologun italian, bëri të mundur që sasia më e madhe e vajit të ullirit të eksportohej drejt Italisë, me të cilët kemi forcuar partneritetin për të përfituar dijen dhe eksperiencë në shtimin e vlerës në kulturën e ullirit” tha Krifca .

Lexo edhe :  Çfarë përfitojnë emigrantët pas marrëveshjes për pensionet me Italinë?

Gjatë fjalës së saj, Krifca u ndal në potencialet ende të pashfrutëzuara që ka Shqipëria në fushën e ullirit dhe prodhimit të vajit të ullirit, që mund të elaburohen më tej përmes bashkëpunimit të ri me shtetin italian, por theksoi ajo, nuk do të ndalemi këtu.

“Ne kemi mbi 12 milionë rrënjë ullinj të mbjellë në territorin e vendit dhe 10 milionë prej tyre janë aktualisht në prodhim. Janë rreth 250 fabrika që prodhojnë vaj ulliri dhe 95% e prodhimit të ullirit shkon për prodhimin e vajit të ullirit. Me homologun italian kemi nisur një  partneritet të rëndësishëm bashkëpunimi në fushën e bujqësisë dhe unë kam marrë angazhim bashkë me ministrin ministrit italian të Bujqësisë, Francesco Lollobrigida të mbështesim respektivisht dy vendet tona për të bërë më të mirën në zgjerimin e shkëmbime tregtare bujqësore. Ne konkretisht kemi nevojë për dijen dhe eksperiencën italiane për rritjen e vlerës nga kultura e ullirit”, theksoi ministrja.

Ajo tha se, ambicja jonë është krijimi një brandi të përbashët shqiptaro-italian të vajit të ullirit . Që do të thotë që vaji i ullirit tipik shqiptar, i certifikuar dhe i standartizuar me teknologji italiane të avancuar, të ofrohet në tregjet ndërkombëtare si një brand i përbashkët.

Në këtë kuadër, vijoi Krifca, po ridimensionojmë një projekt me qeverinë italiane, me një fond 3.6 milionë euro, i cili do të vendoset në funksion te implementimit te teknologjive bashkëkohore dhe mekanizimit që nga kultivimi i ullirit e deri në përpunimin e tij, me qëllim rritjen e cilësisë së këtij produkti.

Ajo shprehu angazhimin për rivitalizimin e panel testit shqiptar, për të arritur atë cilësi maksimale që i duhet sektorit dhe vijimin e mbështetjes për zhvillimin e ullishtarisë.

“Masë tjetër për kulturën e ullirit është edhe mbështetja e fermerëve këtë vit me naftë pa taksa për punime të mekanizuara, duke i Iehtësuar ata nga kostot e prodhimit. Gjithashtu për këtë vit parashikojmë ngritjen e laboratorëve të akredituar me qëllimin ofrimin falas së analizave për cilësinë e vajit të ullirit. Ndërsa parashikojmë të shtojmë kapacitetet grumbulluese, depozituese, paketuese dhe etiketimin te vaji i ullirit”, deklaroi Krifca. / S.M

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV