Sekuestrohen mbi 82 mijë euro në Portin e Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ekuestrohen 82 550 euro në PKK Port Durrës dhe 12 820 paund në PKK Rinas.

📍Port, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fluksi 2”.

Fshehën shumën e parave, në autobusin që drejtonin me rradhë, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kapen në flagrancë dhe arrestohen 2 shoferët.

3 ditë më parë, Policia sekuestroi në portin e Durrësit, 121 680 euro të tjera që tentoheshin të futeshin në Shqipëri, duke i fshehur në tavanin e një autobusi.

📍Rinas/Tentoi të fuste shumën e paundëve, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi, procedohet penalisht 28-vjeçari, banues në Londër.

Si rezultat i vigjilencës së shtuar dhe intensifikimit të kontrolleve nga shërbimet e Policisë Kufitare në të gjitha pkk-të e vendit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, për të parandaluar dhe goditur krimet kufitare, si dhe për të rritur në tërësi, parametrat e sigurisë, përgjatë sezonit turistik 2023, janë goditur 2 tentativa të tjera për të futur para të padeklaruara në vendin tonë.

✅Në PKK Port Durrës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Fluksi 2”, i cili u mbeshtet në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si dhe u bazua në analizën e riskut. Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të vendit, kaluan në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm, autobusin e linjës “Durrës-Bari-Durrës”, shoferë të të cilit ishin shtetasit G. L. dhe V. E.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë autobus, i kryer duke përdorur metoda bashkëkohore, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 82 550 euro, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në vendin tonë, pa i deklaruar në pkk, konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. L., 43 vjeç dhe V. E., 52 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Lexo edhe :  Mbolli 1 mijë bimë kanabis, arresohet 48-vjeçari në Fier, e pëson dhe babai i tij

✅Në Rinas, në bazë të analizës së riskut, në hyrje të vendit, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm shtetasi K. M. Në çantën e shpinës së këtij shtetasi, Policia gjeti 12 820 paund të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 28 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Londër, si dhe u sekuestrua shuma e parave.

Në drejtimin e prokurorive përkatëse, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre 2 rasteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit dhe asaj të Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./E.T

Të fundit

Kutitë u hapën, pushime të mbara!

Nga Skënder Minxhozi Ashtu siç pritej saga e hapjes së kutive dëshmoi edhe një herë tjetër, nëse ka qenë nevoja...

Prezantohet droni më i madh autonom me energji diellore/Fluturon pa pilot deri në 90 ditë

Skydweller Aero po zhvillon një flotë të aeroplanëve më të mëdhenj autonomë në botë, pa pilot dhe me energji diellore, që synojnë të realizojnë...

Ivanka Trump: Në Sazan do të ndërtojmë resortin ideal!

Prestigjiozja “The Guardian”, i ka kushtuar një artikull ishullit shqiptar të Sazanit, pasi këtu do të investohet nga Jared Kushner, ky dhëndri i Presidentit...

Shqipëria që meritojmë dhe Lezha që duam!

Ulsi Manja “Një model i qeverisjes që flet me vepra, jo me premtime.” Në zemër të kësaj vere të nxehtë, një ndjesi e re po mbush...

Dita e 6-të e rinumërimit të votave për Tiranën/ PD ka humbur 309 vota

Sot është dita e gjashtë e rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët për qarkun e Tiranës. Procesi pritet të nisë në orën 09:00,...

Lajme të tjera

Web TV