Kjo tokë e sëmurë po shpërthen ndaj nesh… Do ta lemë të na mundë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Pandi Laço

Gjithçka është relative!

Sa shpejt ikën jeta…Apo sa ngadalë rrjedh koha!

Deri para pak kohësh secili prej nesh me një keqardhje mund të pohonte “Si kanë kaluar këto vjet..?!Jeta është vërtet e shkurtër” .

Por në një kohë të tille meditojmë… “Çfarë ditë e net të gjata”. Të gjithë jemi të paduruar, që të kalojë marsi, prilli, maji….të vijë vera e të shpresojmë qe gjithçka do të kthehet si më parë. Të kthehet buzëqeshja, frymëmarrja… Të kthehen takimet sy me sy, bisedat në një kafe, të kthehen miqtë… Por jeta nuk ka vrullin e dikurshëm. Nuk ka ritmin frenetik dhe vrapin e çmendur të ditëve të një viti më parë. Koha është si një skenë e ngadalësuar, që ecën, kthehet, rikthehet… si ato të një goli kur e gjykon Var-i, dhe presim me frymën pezull, vendimin e arbitrit. Po presim vendimin! Si do të përfundojë ky duel. Si do të ndahemi në këtë luftë!

Kohet e luftërave janë të gjata. Lufta mezi mbaron. Lufta është mizore, e dhimbshme, ka viktima. Lufta merr luftëtare edhe viktima rastësore. Heronj dhe frikacake.

E tillë është dhe kjo lufte. Si e para Botërore! Si e dyta!

Por kjo nuk është luftë mes shtetesh! Mes kujt atëherë..?

Përpjesëtimet e saj janë tashme të shumëfishuara!

A nuk është mes mjekeve dhe virusit? Mes Krishtit dhe Djallit? Mes shkencës dhe lozhave masonike? Mes të fortëve e të dobëtëve? Mes brezave – të rinjve e të moshuarve? Mes superfuqive e lidërve botërore?

Mendjet tona të vogla, janë të predispozuara të besojnë gjithçka.

Lufta sa ka filluar! Askush nuk e di kur mbaron! Askush se di çfarë përmasash do marrë! As “Nostradamusi” s’na ka lënë një parashikim! Liderat botërore e fodullë që u mburren, po fillojnë të tkurren. Por ata kanë si mbrohen! Edhe një antiplumb e kanë gjithmonë.

Lexo edhe :  Debati Rama-Farage si pasqyrë e botës së re ku kemi hyrë

Sa më hero, aq me i ekspozuar je në ballë të frontit! Sa më i varfër të jesh aq më i pambrojtur! Sa më i mjerë, aq me i destinuar të jesh viktimë. Edhe sa me budalla, aq më kollaj mund të të marrë plumbi.

Por si në çdo fund lufte, pasi ajo të përfundojë. TE PASURIT do të bëhen me TE PASUR!

Ndërsa TE VARFERIT që do shpëtojnë do jenë me TE VARFER

E paparashikueshme! Deri para pak kohesh, hajvanët më të mëdhenj e injorantët më të spikatur të globit, me protagonizmin e guximin e tyre të pashembullt, bëheshin “virale” dhe mbushnin jetët tona. Tani vetë “virusi” u bë “viral”! Po na mund të gjithëve ! Sepse imunitetin e kemi të dobët!

Sepse kjo tokë prej kohesh është e sëmurë. Prandaj ajo gjen mënyra nga më të ndryshme për t’u ankuar e për të shpërthyer ndaj nesh. Cunamet janë sekrecionet e mushkërive të saj që mundohej t’i nxirrte nga bronket e polmoneve. Tërmetet janë takikarditë e zemrës së lodhur me arterie e vena të bllokuara nga smogu. Akujt që shkrihen në pol janë djersa e trupit pas një hipertermie të një diagnoze të pazbuluar.

Do ta lemë të na mundë..?

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV