“The Mirror”:Sunak i varur nga avionët privatë, më shumë fluturime brenda Britanisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rishi Sunak ka përdorur avionë dhe helikopterë privatë për të udhëtuar brenda Mbretërisë së Bashkuar më shumë se çdo kryeministër tjetër britanik i kohëve të fundit. Prestigjiozia “The Mirror” shkruan se kryeministri Sunak ka bërë mesatarisht 1 fluturim çdo 8 ditë.

Sunak është akuzuar për hipokrizi për kryerjen e fluturimeve të shkurtra brenda vendit, pavarësisht premtimit për të ulur emetimet e karbonit.

“Unë do të fluturoj siç do të bëja zakonisht dhe ky është përdorimi më efikas i kohës sime. Por përsëri, mendoj se në fakt kjo pyetje sjell në jetë një debat të madh. këtu. Nëse ju ose të tjerët mendoni se përgjigjia ndaj ndryshimeve klimatike është t’i detyroni njerëzit të ndalojnë gjithçka që bëjnë, të ndalojnë njerëzit të fluturojnë, të ndalojnë njerëzit të shkojnë me pushime. Dua të them, mendoj se kjo është absolutisht një qasje e gabuar”, tha Sunak për median britanike pas pyetjes nëse do udhëtonte sërish brenda vendit.

Sunak është përballur gjithashtu me kritika për humbjen e parave të taksapaguesve për të përdorur një helikopter 1000 £ në orë për 1 udhëtim që do të kishte marrë 75 minuta në tren./K.B

Të fundit

Kthimi i emigrantëve në Itali/ Rama: Pyesni Melonin, i detyrohemi shumë

Kryeministri Edi Rama u pyet për kthimin e emigrantëve në Itali për herë të tretë, pas vendimit të Apelit...

Ngjarje tronditëse/ Deputeti i së djathtës ekstreme abuzon seksualisht me 15-vjeçarin

Një anëtar i Partisë Chega në Portugali akuzohet nga Prokuroria Publike për dy krime të rënda të prostitucionit të të miturve. Nuno Pardal Ribeiro, deri...

A ju bën të plakeni drita blu e lëshuar nga ekranet e celularëve?

Kalimi i shumë orëve para celularëve tanë mund të përshpejtojë procesin e plakjes. Një studim mbi mizat e frutave sugjeron këtë. Shpenzimi i shumë orëve...

Shqipëria pret Kongresin Botëror të Ligjit në 2027/ Rama në Madrid: Sinjal i fortë besimi

Shqipëria do të presë Kongresin Botëror të Drejtësisë, një vlerësim i rëndësishëm për reformat e saj në sistemin e drejtësisë. Autoritetet shqiptare e konsiderojnë...

Gonxhja: Operatori i Blerjeve të Përqendruara vlerësim pozitiv në raportin e OECD/SIGMA

Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka marrë vlerësim pozitiv në raportin e OECD/SIGMA. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, shkroi në rrjete sociale...

Lajme të tjera

Web TV