Për trupin, flokët e dhëmbët, tri vlerat që kripa e detit i dhuron trupit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kripa natyrale e detit njihet për vlerat e saj të pafundme në shëndet e sidomos në lëkurë.

Kjo kripë është e mbushur me minerale si magnezi, kaliumi dhe kalciumi të cilat ndihmojnë në largimin e papastërtive dhe largojnë inflamacionin.

Pastron lëkurën

Nëse keni kohë që nuk bëni një pastrim fytyrë, e ndjeni atë të ashpër, të mbushur me papastërti e të thatë atëherë keni nevojë për skrab.

Skrab-i apo scrub nga anglishtja është procesi i fërkimit të lëkurës me kripë sheqer apo ndonjë copë të ashpër për të nxjerrë jashtë papastërtitë. Ky proces zakonisht bëhet gjatë apo pak pas dushi kur lëkura është e butë dhe poret janë të hapura.

Kështu kripën e detit mund ta përdorni për të krijuar një skarb të shëndetshëm në shtëpi, bashkojeni me pak mjaltë. Përzieni në një enë 2 lugë gjelle kripë deti apo kripë të trashë dhe 3 lugë e gjysmë mjaltë. Merrni pak nga kjo masë në duar dhe fërkoni lëkurën e trupit duke ushtruar forcë derisa të fillojë të skuqet paksa.
Ndërsa për fytyrën bëni një masazh më të lehtë në mënyrë që të mos e acaroni lëkurën.

Kundër zbokthit

Keni probleme me zbokthin? Kripa e detit mund t’ju vijë në ndihmë menjëherë.

Mjafton të ndani flokët në gjysmë të hidhni pak kripë tek skalpi juaj dhe të masazhoni kokën lehtë. Kjo do të largojë gradualisht zbokthin ndërsa në fund mos harroni të lani flokët.

Zbardh dhëmbët

Kripa mund të largojë gurëzat, papastërtitë dhe të gjitha problemet që mund të keni me ngjyrimin e dhëmbëve. Përzieni gjysmë luge çaji me kripë deti dhe një lugë çaji me sodë buke e më pas aplikojeni në tek pasta e dhëmbëve dhe lani dhëmbët si zakonisht.

Lexo edhe :  Sëmundjet mendore dhe ushqimi: Lidhja befasuese me produktet që përmbajnë gluten

Këtë metodë pastrami nuk rekomandohet ta bëni çdo ditë pasi mund të acaroni mishrat e dhëmbëve dhe të gjithë gojën, ndaj limitojeni në 1 herë në javë./AgroWeb/ S.M

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV