Vetëm këto 17 shtete në të gjithë botën nuk janë prekur nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia botërore e koronavirusit nuk ka prekur 17 shtete në të gjithë botën. Sipas hartave të mediave ndërkombëtare, ku raportohen në kohë reale rastet e infektimit me COVID-19, rezultojnë ende disa shtete ‘të pastra’.

Bëhet fjalë kryesisht për shtete në Afrikë apo Azi ku shumica e tyre janë zona luftimesh apo disa prej zonave më të varfra të planetit.

Ndonëse ndodhet në kufi me Evropën e pushtuar nga COVID-19, Libia nuk ka raportuar ende asnjë rast të infektimit, kjo me shumë mundësi për shkak të mungesës së funksionimit të strukturave shtetërore dhe udhëtimeve nga jashtë. Vendi i madh i Afrikës së Veriut ndodhet prej vitesh në luftë civile.

E njëjtë është situata edhe në Siri dhe Jemen, dy zona ku zhvillohen prej vitesh luftra të ashpra.

Koreja e Veriut, karantina më e madhe e botës, sigurisht që i ka shpëtuar makthit të koronavirusit.

Në Amerikë janë vetëm Belize dhe ishulli i Grenadës që nuk kanë raportuar asnjë rast të infektimit me COVID-19. Edhe në shtete të tjera të Amerikës Qendrore, ashtu si edhe në Afrikën Qendrore, janë raportuar kryesisht nga 1 deri në 10 raste të infektimit me koronavirus./Fjala.al

Shtetet që nuk janë prekur zyrtarisht nga COVID-19

Afrika

  1. Bostvana
  2. Mozambiku
  3. Lesotho
  4. Burundi
  5. Uganda
  6. Sierra Leone
  7. Guinea Bisau
  8. Mali
  9. Sudani Jugut
  10. Libia

Azia

  1. Jemen
  2. Siria
  3. Turkmenistan
  4. Taxhikistan
  5. Koreja e Veriut

Amerika

  1. Belize
  2. Grenada

Të fundit

Transferim falas, zbulohet objektivi i Real Madrid për 2026

Pavarësisht se Xabi Alonso ka kërkuar edhe një përforcim në mesfushë, Real Madrid duket se e ka mbyllur përfundimisht...

Tragjedi në dasëm, vritet dhëndri 23-vjeçar

Një dhëndër ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat festive gjatë dasmës së tij në veri të Turqisë. Sipas agjencisë...

Plotësohen vendet vakante në bashkinë e Elbasanit, 18 administratorë të rinj

Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja ka njoftuar plotësimin e vendeve vakante në bashki pas shkarkimeve në masë në administratë si një reformë e ndërmarrë...

Operacioni i SPAK në Tiranë, IMT reagon për arrestimet

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka reaguar fill pas operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) në bashkëpunim me Policinë e...

Babai u masakroi të ëmën, fëmijët e Mariola Nakolecit do të jetojnë me tezen

Katër fëmijët e Marjola Nakolecit, 36-vjeçarja e masakruar me thikë nga bashkëshorti Pandeli Nakoleci në Volos të Greqisë, do të jetojnë me tezen e...

Lajme të tjera

Web TV