Nga çmimet ekonomike te ushqimet, ja destinacioni i preferuar për turistët në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pogradeci edhe këtë vit ka qenë destinacioni më i kërkuar nga turistët vendas e të huaj. Kushteve që ofrojnë operatorët turistikë, çmimeve të favorshme, klimës, kulinarisë dhe mikpritjes i janë shtuar edhe një mori aktivitetesh kulturore dhe artistike që kanë tërhequr pushuesit.

Drejtori i qendrës kulturore “Lasgush Poradeci” Eritan Kamolli thotë se programi artistik do të vazhdojë deri në fund të sezonit turistik

Për pushuesit jeta artistike në qytetin e Pogradecit nga njëri në vit në tjetrin ka qenë shumë e larmishme.

Një natë më parë pjesë e këtyre programeve është bërë këngëtari i njohur Armaldo Kllogjeri, i cili solli për të pranishmit këngët e bukura të Shqipërisë së Mesme dhe ato pogradecare.

Në ditët në vijim nga ana e bashkisë janë planifikuar 3 evente me përmasa të mëdha duke filluar me “Mokra n’Fest”, Festa e Linit për t’u mbyllur me festën e Verërave dhe Gështenjave, festa këto që pritet të jene kulmi i sezonit turistik./ S.M

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV