Covid-19/Xhaçka: Ja ndaj kujt do ta përdorim gazin lotsjellës dhe ujin me presion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka theksuar se ndaj të gjithë personave që vendosin në rrezik jetën e të tjerëve duke thyer rregullin e vendosur nga qeveria ndaj koronavirusit, veçanërisht përgjatë kësaj fundjave deri në ditën e hënë, do të përdoret gazi lotsjellës dhe uji me presion.

Sipas ministres së Mbrojtjes, policia dhe ushtria do të përgjigjen me forcën e duhur ndaj çdo personi që shkel rregullat dhe nuk respekton izolimin në shtëpi.

Duke qenë se jemi në situatë të jashtëzakonshme, jemi të mobilizuar me të gjithë forcat tona. Jemi në terren në disa frone, për të ndihmuar policinë, por edhe për të bërë kontrolle. Të gjitha forcat e ushtrisë dhe policisë janë të mobilizuara për t’u siguruar që masat po respektohen, sepse kjo është gjëja e duhur në çdo luftë. Në çdo luftë luftohet për të garantuar të drejtën e jetës dhe gjithë të drejtat e tjera që duhet të gëzojmë për të shijuar jetën.

Është një situatë e paprecedentë. Ushtria është e angazhuar në gjithë Shqipërinë, duke u përfshirë në një operacion humanitar të shpërndarjes së ndihmave. Sot ishim pranë familjeve që po vuajnë Akoma pasojat e tërmetit. Qytetarët duhet të respektojnë masat e marra, të qëndrojnë në shtëpi, të respektojnë distancën, të marrin të gjitha masat mbrojtëse, sepse vetëm kështu mund të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të të tjerëve”, tha Xhaçka.

A ka leje ushtria për të përdorur forcën?

Xhaçka: Sigurisht që do reagojnë, sepse bëhet fjalë për sigurinë, për jetën e shumë qytetarëve të këtij vendi. Nga tani e tutje do të marrim të gjitha masat për t’u siguruar që të gjithë i respektojnë masat. Ushtria, sa i takon, do bëjë gjithçka për t’u siguruar që masat zbatohen.

Lexo edhe :  “Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

 Kur do të përdoret uji me presion dhe gazi lotsjellës?

Xhaçka: Ne kemi disa masa, kemi thënë që pas orës 13:00 asnjë qytetar nuk duhet të jetë në rrugë. Ka disa gjoba, sanksione, dhe patjetër për ata që nuk i respektojnë do të tregohet gjithë autoriteti i policisë dhe ushtrisë. Do të sigurojmë të drejtën për të jetuar të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë.

Të fundit

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Lajme të tjera

Web TV