Turistët italianë gjejnë portofolin plot me lekë, e dorëzojnë në policinë e Lushnjës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka qenë një destinacion turistik për turistët italianë gjatë kësaj vere. Mirëpo këta të fundit na kanë treguar dy anët e medaljes gjatë ditëve të tyre të pushimit.

Një incident i pakëndshëm u regjistruar tre ditë më parë në Berat, ku disa turistë italianë u larguan nga restoranti pa paguar.

Ditën e sotme, në Sarandë, disa turistë të tjerë italianë kanë vjedhur jastëkun dhe çarçafët në një hotel.

Por ka dhe nga ata që duan të kujtohen për mirë.

Dy uristë italianë, duke udhëtuar me biçikletë kanë gjetur në rrugë një portofol me një shumë parash dhe e kanë dorëzuar në komisariatin e policisë së Lushnjës.

Policia thotë se pasi kanë kryer verifikimet në bazë të kartës ID që ishte në portofol, kanë njoftuar shtetasin që e kishte humbur, i cili është paraqitur në Komisariat për të marrë portofolin me shumën e konsiderueshme të parave, kartat bankare dhe kartën e identitetit.

Të fundit

Subvencion për ujin e pijshëm, kategoritë që përfitojnë

Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, pensionistët me të ardhura të pamjaftueshme, si dhe individët...

Tetori me ndryshime, rregullat e reja për udhëtime në zonën Schengen

Bashkimi Evropian njoftoi se sistemi i ri i kontrollit kufitar për shtetasit që nuk janë nga blloku evropian, i cili do t’i japë fund...

“Jam më i mirë se Lamine Yamal”, nis sfida direkte nga Parisi

Desire Doue, beson se është më i mirë se superylli i Barcelona-s, Lamine Yamal. Francezi mbërriti në Parc des Princes në verën e vitit 2024...

“Ai që goditi kamarierin, fshehu aksidentin ku gruaja mbeti e paralizuar”

Një ngjarje e rëndë tronditi ditë më parë jo vetëm qytetin bregdetar të Vlorës, por gjithë opinionin publik shqiptar, ku efektivi i Policisë së...

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë, për naftën ruse jep paralajmërimin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi më 30 korrik se do të vendosë një tarifë prej 25 për qind ndaj mallrave nga...

Lajme të tjera

Web TV