Çfarë po ndodh me euron? Blerjet në ankandet e valutës pësuan rënie të fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blerjet valutore të Bankës së Shqipërisë pësuan një frenim të fortë në ankandin e javës së kaluar.

Shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes pesë dhe nëntë milionë eurove, por nuk u arrit të plotësohej për shkak të vlerës së ulët të kërkesave që u paraqitën.

Në ankand u paraqitën kërkesa totale vetëm në vlerën e 4.5 milionë eurove. Prej tyre, Banka e Shqipërisë pranoi vetëm 2 milionë euro.

Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs midis 106 dhe 106.2 lekëve. Kursi mesatar i ponderuar i blerjeve në raundin e parë ishte 106.08 lekë.

Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë të vogël shtesë prej 0.5 milionë eurosh, me kursin mesatar të blerjeve në raundin e parë, prej 106.08 lekësh. Në total, shuma e blerë në ankandin e datës 18 gusht arriti në vetëm 2.5 milionë euro, në rënie të fortë prej shumës prej 18 milionë euro që u ble në ankandin e mëparshëm, më datë 4 gusht.

Dështimi i pjesshëm i ankandit të ditës së premte mund të jetë tregues i një kërkese të lartë të tregut privat për Euro gjatë javës së fundit. Kjo kërkesë solli rritje të ndjeshme të kursit të Euros me pothuajse 2.2 lekë në harkun e një jave. Të premten Euro u këmbye me 106.01 lekë, niveli më i ulët që prej muajit qershor.

Banka e Shqipërisë vendosi në muajin gusht që të rrisë blerjet e planifikuara të Euros në tregun e brendshëm valutor në një interval midis 220 milionë euro dhe 300 milionë euro, nga intervali i mëparshëm 160 milionë – 220 milionë euro. Ky vendim erdhi si një formë për të tërhequr sasinë e madhe të valutës nga tregu dhe për të frenuar forcimin e mëtejshëm të Lekut.

Lexo edhe :  Sherr masiv me sende të forta në Lundër të Tiranës, raportohet një person i lënduar

Nga ana tjetër, për shtatë muajt e parë të vitit Banka e Shqipërisë pati blerë tashmë rreth 170 milionë euro (që u shtohen edhe 18 milionë euro të ankandit të parë të gushtit), por pavarësisht kësaj kursi i këmbimit të monedhës europiane me Lekun ka shënuar rënie të paprecedentë këtë vit.

Të fundit

“Provinciale që donte të bëhej qytetare”, G Banit nuk i del inati me Danjën

Duket se G Bani nuk i ka dalë akoma inati me ish-banoren e “Big Brother VIP Albania 4”, Danjën,...

Gary Kokalari sulmon Berishën: Mjeku që i bëri autopsinë Kosta Trebickës, sot kandidat

Aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari i ka shkruar një letër drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, ku rendit disa veprime të dyshimta dhe në dukje të...

Rama: Nëse Vlora nuk thyen rekord më 11 maj, do jetë turp i madh!

Në përfundim të takimit elektoral me vajzat dhe gratë në Vlorë, kryeministri Edi Rama dha një mesazh për patriotët e tij. Duke sjellë në vëmendje...

29-vjeçari grek dyshohet se vrau veten, a ka lidhje trafikanti shqiptar?

Një ekip i FBI-së greke është dërguar në Lesvos për të hetuar faktet e çuditshme në rastin e vdekjes së rojes bregdetare, 29-vjeçarit, Nikos...

Një hungarez mund të bëhet Papa i ardhshëm, cilat janë lidhjet e tij me Viktor Orban?

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21 prill, kanë nisur spekulimet për pasuesin e tij në krye të Selisë së Shenjtë. Një...

Lajme të tjera

Web TV