Euro arrin nivelin më të lartë në dy muaj, “frymëmarrje” për eksportuesit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 107.63 lekë, niveli më i lartë që prej datës 19 qershor.

Brenda një dite, kursi i këmbimit të Euros është rritur me 1.61 lekë, ndërsa që nga data 20 korrik, kur preku minimumin historik prej 100.49 lekësh, Euro është forcuar me 7.1%, duke dëshmuar një luhatshmëri tejet të lartë për një periudhë kohore kaq të shkurtër.

Forcimi i Euros ka rimëkëmbur edhe kursin e valutave të tjera kryesore.

Dollari Amerikan po i afrohet kufirit të 100 lekëve dhe u këmbye të mërkurën me 99.48 lekë, në rritje të fortë me 2.21 lekë brenda një dite. Dollari ka prekur nivelin më të lartë që prej datës 7 qershor.

Paundi Britanik arriti kuotën e 125.97 lekëve, niveli më i lartë që prej datës 23 qershor.

Agjentët e tregut valutor e shpjegojnë rritjen e ndjeshme të euros me një kërkesë në rritje gjatë javëve të fundit, veçanërisht në segmentin e bizneseve. Megjithatë, sipas tyre, kjo rritje ka edhe një dimension psikologjik, duke bërë që subjektet e kursit të fillojnë të krijojnë disa pritshmëri të caktuara. Gjallërimi i kërkesës për Euro ka shtuar disi pritshmëri për rritje të kursit, duke nxitur kërkesën dhe duke shtrënguar ofertën e monedhës europiane.

Tregu valutor ka kaluar faza të tilla afatshkurtra disa herë gjatë këtij viti, të karakterizuara nga një ringritje e shpejtë e kursit të këmbimit Euro-Lek. Edhe në këtë rast, një rritje kaq e madhe ditore e Euros zor se mund të shpjegohet me dinamika normale të kërkesës dhe ofertës, por më shumë me një fazë paniku, që tashmë po bëhet pak a shumë e zakonshme, edhe për shkak të luhatshmërisë së lartë që ka shfaqur kursi i këmbimit të Euros këtë vit.

Lexo edhe :  Abuzimet e mikrokredive, ndërhyn Banka: Nëse merrni kredi konsumatore...

Këtë vit, pozitat e forta të lekut në kursin e këmbimit kanë luajtur një rol të konsiderueshëm në zbutjen e presioneve inflacioniste dhe në mbajtjen e niveleve më të ulëta të normave të interesit krahasuar me Eurozonën.

Sipas Bankës së Shqipërisë, forcimi i kursit të Lekut ka ardhur kryesisht si rezultat i përmirësimit të Bilancit të Pagesave dhe shtimit të flukseve valutore hyrëse, veçanërisht nga turizmi. Një ringritje e kursit në teori do t’i shtojë këto presione dhe mund të diktojë një shtrëngim të politikës monetare në vjeshtë.

Ringritja e Euros rrit gradualisht kostot për huamarrësit në valutë të huaj, paralelisht edhe me rritjen e normave të interesit në monedhën europiane.

Ndërkohë, forcimi i Euros për momentin iu jep frymëmarrje eksportuesve, që këtë vit kanë pësuar humbje të konsiderueshme si rezultat i kursit të këmbimit.

Megjithatë, nëse është e vërtetë se forcimi i Lekut gjatë këtij viti ka qenë i motivuar kryesisht nga faktorët fondamentalë të tregut, siç vlerëson Banka e Shqipërisë, për momentin është e vështirë të mendohet se këta faktorë po ndryshojnë papritur dhe rritja e fortë e ditëve të fundit ka më shumë tiparet e një faze kalimtare paniku./Monitor

Të fundit

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

“Erion Veliaj financon Arlind Qorin”. Gazetari përplaset me aktivistin e Lëvizjes Bashkë

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Bashkë, Klodian...

Lajme të tjera

Web TV