Tre persona janë nisur me urgjencë nga Korça në drejtim të Tiranës pasi dyshohet se janë të infektuar me COVID-19. Ata janë trajtuar fillimisht në spitalin e Korçës, për t’u nisur më pas drejt Tiranës.
Bëhet fjalë për një të ri rreth moshës 30 vjeç, menaxher i një lokali, dhe dy të moshuar. Këta të fundit ka qenë në Itali ku mendohet se janë infektuar me koronavirus.
Aktualisht numri zyrtar i personave me COVID-19 në Shqipëri është 76.