Conference League/ Akti i fundit përpara historisë, Partizani gjen përballë Astanës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partizani sfidon kazakët e Astanës këtë të enjte, në aktin e parë të play-off të Conference League. Kampionët e Shqipërisë synojnë që të kthehen në Shqipëri me një rezulatt pozitiv që javën e ardhshme të festojnë kualifikimin historik në fazën e grupeve të Conference League. Një moment shumë i rëndësishëm për “Demat’ që do të fokusohen totalisht tek dy ndeshjet e Europës, teksa dhe sfida e parë e kampionatit me Teutën u shty për shkak të angazhimit të tyre në Europë.

Të kuqtë kanë përballë një kundërshtar me eksperiencë, megjithatë kanë shumë besim se skuadra është rritur ndeshje pas ndeshje dhe ndaj Astanës do të luajnë shanset e tyre, për t’u bërë pas Skënderbeut e dyta skuadër nga Shqipëria që shkon në fazën e grupeve të një kompeticioni të UEFA-s.

Trajneri Zekic nuk ka qenë i qetë me dëmtimet, teksa në anën tjetër skuadra ka udhëtuar për shumë orë deri në Kazakistan. Megjithatë, optimizmi është i madh se do të merret një rezulat pozitiv, që në Elbasan Arena me 31 gusht të shpërthejë festa e kuqe, për realizimin e një objektivi historik të “Demave”.

Të fundit

Lul Basha s’fut dorën në xhep/ Edhe byrekun ia paguan shoferi

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi i ftuar në podcastin “Flak Fare”, ndër të tjera është pyetur edhe për kolegët e...

Zgjedhjet, Ilir Demaliaj: Vota e Diasporës, në favor të PS!

Partia Socialiste do të marrë mandatin e katër në zgjedhjet parlamentaret 11 majit. Kështu është shprehur analisti i njohur Ilir Demaliaj, i cili ishte...

“Një mur na ndante me lopën”, Gjesti rrëfen fëmijërinë e trishtë: Nisa hash*ashin 12-vjeç

Prime-n e mbrëmshëm ishte radha e Gjestit të rrëfente për linjën e jetës. Banori tregoi për një fëmijëri të vështirë dhe përdorimin e narkotikëve...

Unikkatili, deputeti i Republikës së video klipeve

Nga Lutfi Dervishi Po sikur të dilte një klip ku Unikkatili pyet: “Ku është uji 24 orë o vlla, rubineti na la pjatat pa la…” Në...

SPAK shtyn hetimet ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj

SPAK shtyn sërish me tre muaj hetimet për ish- zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, që akuzohet se ka kryer veprat penale “Pastrim parash”, “fshehje të...

Lajme të tjera

Web TV