Shqiptari i Kosovës merr peng 6 turistët italianë në Sarandë, thotë se i dëmtuan shtëpinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjare e rëndë raportohet nga qyteti bregdetar i Sarandës. Policia bën me dije se ka arrestuar një 59 vjeçar nga Kosova, i cili kishte apartament në Sarandë dhe jua kishte dhënë me qira gjashtë shtetasve italianë për pushime.

Mirëpo, nën pretendimin e i kishin dëmtuar disa pajisje elektroshtëpiake, 59 vjeçari u ka kyçur derën dhe u ka hequr lirinë për rreth një orë.

Uniformat blu kishin marrë njoftim se në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar, një shtetas iu kishte hequr lirinë në mënyrë të kundërligjshme disa shtetasve në një apartament dhe menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje.\

“Si rezultat i veprimeve të menjëhershme të shërbimeve të Policisë, është vënë në pranga shtetasi J. A., 59 vjeç, banues në Prishtinë, si dhe është bërë lirimi i shtetasve, nga apartamenti.

59-vjeçari, për rreth 1 orë, iu ka hequr lirinë 6 shtetasve italianë, në apartamentin që iu kishte dhënë me qira, pasi pretendonte se këta shtetas i kishin dëmtuar disa pajisje në këtë apartament”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV