E rëndë në Sarandë/ Ashensori zë poshtë kamarierin 18-vjeçar, ndërron jetë në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Orange Club në Sarandë.

Një 17-vjeçar i cili punonte si ndihmëskamarier në këtë club nate ka gjetur vdekjen tragjike.

Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën, informoi policia.

Njoftimi i policise

Sarandë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave  të mbrojtjes në punë”, shtetasin L.A., 43 vjeç, banues në Sarandë  si dhe shpallën në kërkim shtetasin S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi:

Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes  në punë” .

Të fundit

Kur frika zëvendëson drejtësinë, “Shtrigat e Salemit” nga historia në dramë

Nga Leonard Veizi Në mjegullën e dendurë të mëngjeseve puritane, kambanat e kishës kumbonin si një kujtesë e përjetshme e...

Spahiu: Europa po mban 5 milion refugjatë ukrainas me një kosto 45 miliardë euro

Juristi Kreshnik Spahiu tha se Europa po mban 5 milion refugjatë ukrainas me një kosto 45 miliardë euro. Sipas tij, qeveritë europiane e kanë të dosmosdoshme...

Foto e rreme e liderëve evropianë jashtë zyrës së Trump bëhet virale

Një imazh i rremë që pretendon se tregon udhëheqësit evropianë të ulur në një rresht në Shtëpinë e Bardhë është parë miliona herë. “Udhëheqësit evropianë...

Çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë?

Presidenti amerikan, Donald Trump, e telefonoi homologun rus, Vladimir Putin, për të nisur përgatitjet për një takim ballë për ballë mes Putinit dhe presidentit...

Arratisje spektakolare në Napoli, dy të burgosur çajnë murin dhe zhduken

Dy të burgosur kanë arritur të arratisen gjatë natës nga burgu i njohur i Poggioreale-s në Napoli. Të arratisurit janë një shtetas algjerian dhe një...

Lajme të tjera

Web TV