Fishta është shkrimtar shqiptar, zonja ministreshë e Arsimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frano Kulli

Një listë me titujt rekomandues për bibliotekat e institucioneve arsimore të arsimit parauniversitar, 2023, që mban tagrin e Ministrisë së Arsimit, e që qenkërka publikuar para nja dy a tri ditësh, mua më ra në dorë nga një koleg botues, se në faqen e asaj të ndèrte ministrí nuk e gjeta. Më thanë se ka qëndruar vetem dy ditë e më pas është fshirë. Duke falënderuar fatin që unë ta kisha në dorë, i hodha një sy, domosdo.

Çfarë mendoj unë se bën muuu (me M të madhe)…Duke qenë njëri prej botuesve shqiptarë të këtushëm, për arsye etike nuk ia lejoj vehtes të shprehem në sensin krahasues edhe për më tepër se, sipas meje ndoshta gjysmën e listës e përbëjnë vlera të konfirmuara të letërsisë më të mirë, të huaj dhe vendase dhe ajo duhet thënë, si e vërtetë e dallueshme. Por s’mund të mos thuhet me zë të lartë fort që, vetëm nga një shtëpi botuese janë marrë 50 nga 500 tituj… Më shumë se kriter përzgjedhjeje kjo ngjan me një qokë. Sipas kësaj liste institucionet e arsimit të mesëm shqiptar, nuk do të kenë në bibliotekat e tyre , asnjë titull nga albanologjia, për të cilën ngre zërin prof. Afrim Krasniqi, drejtues i njërit nga institucionet zyrtare albanologjike të Shqipërisë.

“ASNJE libër nga institucionet albanologjike, instituti i historisë, gjuhësisë, letërsia, antropologjia apo instituti arkeologjik. Asnje. ASA? Asnjë. As botimi më i rëndësishëm historik dhe shkencor, Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX, absolutisht asnjë. Po ashtu asnjë libër mbi demokracinë dhe shtetin e se drejtës, zgjedhjet dhe institucionet. Autor nga botimet albanologjike në Kosove? Jo dhe jo.” – shkruan ai e unë pajtohem plotësisht. Por edhe nga botimet e tjera shqiptare jo shtetrore nuk vjen asgjë albanologjike në këtë listë edhe pse , një studim i vëmendshëm do të mund të zgjidhte të tjera botime shumë serioze prej tyre… Ne nuk e dimë jurinë përzgjedhëse, ajo nuk bëhet publike, por aty në atë listë ka edhe ndonjë tekst me grup autorësh dy a tre prej të cilëve kanë qenë antarët e kurdohershëm të kësaj jurie viteve të shkuara.

Të fundit

Horoskopi i ditës së shtunë, 26 prill 2025

Search Horoskopi ditor nga Susan Miller – E shtunë, 26 prill 2025. Pasqyra zodiakale për dashurinë, financat, emocionet dhe ndryshimet...

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin e Gazës po mbarojnë. Jo vetëm...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Lajme të tjera

Web TV