Borë në mes të gushtit në Zvicër, temperatura bie në mënyrë drastike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshje të dendura shiu kanë goditur Zvicrën pas valës së nxehtë të ditëve të mëparshme. Në fakt, tashmë ka filluar edhe bora, ndërsa reshjet kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje balte.

Sot ka rënë borë në resortin e njohur dimëror Zermatt, në lartësinë 1638 metra.

“Temperatura pati një rënie mbresëlënëse, brenda katër ditëve. Të enjten, termometri i stacionit lexoi 31.2 °C. Sot në 11:15 ishte 0.5 °C”, raportoi shërbimi i motit MétéoSuisse në platformën X (ish Twitter).

Shumë qafa malore në Alpe, si Gotthard dhe Zimblon, kanë mbetur të mbyllura sot, për shkak të reshjeve të shiut që nisën mbrëmjen e së premtes dhe shkaktuan rrëke balte. Shërbimet e trenave u anuluan në disa zona për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Lumi Rhine ëska të vërshuar në luginën nëpër të cilën rrjedh në Zvicër, por deri më tani nuk ka asnjë rrezik për zonat e banuara, siç raporton agjencia zvicerane e lajmeve Keystone-ATS.

Reshje të dendura shiu ndodhin edhe në zonat italishtfolëse të Zvicrës, veçanërisht në kantonin Ticino. Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe nesër, njofton shërbimi meteorologjik. Në male do të bjerë sërish borë, por kjo nuk mjafton për të shpëtuar akullnajat zvicerane.

Zvicra dhe ekosistemi i saj janë veçanërisht të prekur nga ndryshimet klimatike. Situata në akullnajat përshkruhet si dramatike: midis 2021-2022 ata humbën 6% të vëllimit të tyre./e.t

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV