Shqipëria në krye të Këshillit të Sigurimit në OKB!/ Rimerr për herë të dytë presidencën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 1 shtator, Shqipëria rimerr për hjerë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe për Evropën, ku konfirmoi edhe një fjalë që do të mbahet nesër nga ministrja e jashtme, Olta Xhaçka.

Nga 1 janari 2022 Shqipëria u ul si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Më 11 qershor 2021 Shqipëria u zgjodh anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023 duke shënuar një ditë historike.

Shqipëria ishte vendi i vetëm nga ata që ishin në garë që nuk kishte qenë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit. Shqipëria bën pjesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara që nga dhjetori i vitit 1955, me përfaqësues në Asamblenë e Përgjithshme. Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 66 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.

Shqipëria u paraqit si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore. Veprimtaria e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara ka prioritet paqen dhe sigurinë ndërkombëtare./ S.M

Të fundit

I dogji makinën fqinjit të tij, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se për qëllime të dobta dogji automjetin...

Zaptuan hapësirat publike, Policia aksion në plazhin e Gjipesë! 4 persona nën hetim

Shërbimet e Policisë në Himarë kanë  vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve...

Urgjenca e reformimit të algoritmeve në epokën e IA

Nga: Emirjon Senja Entuziazmi për përdorimin e algoritmeve për të parashikuar sjelljen e qytetarëve me qëllim parandalimin e ngjarjeve devijante, si edhe në procesin e...

Zyrtare, Fatjon Tafaj emërohet trajneri i ri i ekipit kombëtar U-17

Fatjon Tafaj është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare U-17. Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me trajnerin shqiptar, i cili do të ulet që...

U lirua me kusht nga burgu/ Berisha rikthen me urgjencë Salianjin në detyrë

Kreu i PD Sali baerisham, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se ish-deputeti Ervin Salainji, i cili vetëm pak më parë u lirua...

Lajme të tjera

Web TV