Juristi zbulon prapaskenat: Ata që kërcënojnë Dumanin, kanë probleme me SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me lajmin e rritjes së masave të sigurisë për kreun e SPAK.

Spahiu theksoi se lajmi nuk ishte i vërtetë, pasi kreu i SPAK i disponon masat e sigurisë që prej ditës së parë që ai ka marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas Spahiut ata të cilët përhapën lajmin përmes mediave se Dumani është kërcënuar, janë ata të cilët donin t’i dërgonin një mesazh kërcënimi kreut të SPAK.

Juristi la të kuptohet se personat që po mundohen të kërcënojnë Dumanin, janë persona të cilët kanë problem me SHBA-të.

“Kjo situatë që është publikuar dje, nuk ka ndodhur as dje, as pardje, por pothuajse që në fillimet që ai ka marrë detyrën. Nuk është shtuar asnjë polic më shumë. Ajo që ka ndodhur dje është vetëm lajmi i bujshëm që Altin Dumani është kërcënuar. Unë mendoj se pas lajmit fshihet kërcënimi i vërtetë për Altin Dumaninin. Unë mendoj që ata që kanë përgatitur lajmin për masat e sigurisë nuk i kanë çuar dot një kërcënim të drejtëpërdrejtë kreut të SPAK, por ia kanë dërguar përmes mediave duke përhapur propagandën se Altin Dumani është nën kërcënim dhe nën masa të rrepta sigurie.

Nga SHBA i është kërkuar SPAK-ut që të procedojnë penalisht të gjithë ata persona që janë shpallur non-grata nga SHBA, por Britania e Madhe.

Kemi një rreth më të gjerë subjektesh politike që do të jenë në hetim. Se nga vjen ky kërcënim për kreun e SPAK në nuk di të them, por themelet e shtetit janë tronditur si kurrë më parë, asnjë prokurori nuk ka mundur të vendosë pas hekurave ministra dhe deputetë të maxhorancës në pushtet.

Lexo edhe :  "Yuri Kim ia kaloi edhe Ramës! Na quanit anti-amerikanë, por tani e shihni..."

Dora e SPAK mund të shtrihet shumë më lartë dhe unë besoj se me ardhjen e ambasadorit të SHBA, do të ketë një politikë më të ashpër të Prokurorisë së Posaçme mbi subjektet e politikës”, tha Spahiu./  S.M

Të fundit

Vettingu largon nga drejtësia prokurorin e Sarandës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur këtë të premte më 1 gusht vendimin e shkarkimit nga detyra të...

Serbia paraburgos një serb nga Shtërpca për “spiunazh për Kosovën dhe Shqipërinë”

Gjykata e Lartë në Prokuple të Serbisë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Sasha Gjorgjeviqin nga Shtërpca – komunë në Kosovë...

Sezoni veror, radhë e gjatë automjetesh doganën e Qafë Thanës

Radhe dhe pritje në doganën e Qafë Thanës. Radha e automjeteve që do të kalojnë në kufi është mbi 1 kilometër që shoqërohet me...

Rikthehen temperaturat ekstreme në Evropë, Mesdheu nën “pushtetin” e zjarreve

Në Portugali, situata mbetet kritike. Mbi 2 mijë zjarrfikës janë angazhuar në terren për të luftuar zjarret në mbarë vendin. Zjarri në zonën Ponte...

Trump firmosi urdhrin për tarifat, bien tregjet europiane

Tregjet evropiane të aksioneve kanë pësuar rënie të konsiderueshme pas një tjetër përshkallëzimi në luftën tregtare të iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Gjatë...

Lajme të tjera

Web TV