Ekspertët “zbërthejnë” rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, ja çfarë pritet të ndodhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimi i naftës në Shqipëri po njeh sërish rritje. Gjatë ditëve të fundit një litër naftë dhe një litër benzinë po shiten në kufijtë e 200 lekëve, çka po rëndon xhepat e qytetarëve.

Por si e shpjegojnë ekspertët këtë rritje të re të çmimit të naftës në vend?

“Në ditët e fundit po të kemi parasysh…monedha jonë po zhvlerësohet, kjo teorikisht duhet të çonte në uljen e çmimit të naftës, por ndodhi e kundërta. Ka një rrezik që këto kompani po operojnë duke gjetur një gjuhë të përbashkët, duke evituar konkurrencën dhe duke punuar ai një kartel i vetëm duke paracaktuar çmimet”, thotë eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.

Një vit më parë qeveria krijoi bordin e transparencës për të mbajtur nën kontroll çmimin e naftës, por i cili tashmë ka pushuar së funksionuar.

“Teorikisht shteti, përtej mungesës së bordit, kemi institucione. Bordi nuk është se bëri gjë, mundohej që të mbante marzhin e fitimit të kompanisë. Megjithatë, kemi institucione të konkurrencës që duhet të monitorojnë tregun dhe të shikohet ku abuzohet me fitime”, shprehet Muço.

Lëvizja e çmimit në bursë është një prej argumenteve që përdorin tregtarët e naftës në vend. Por sa qëndron kjo sipas ekspertit?

“Reagimi kur çmimet në bursë ulen është shumë i vakët, sepse kompanitë e justifikojnë me faktin që ne kemi gjendje, por kur çmimet në bursë rriten në mënyrë të menjëhershme, pse nuk e përdorin gjendjen që të vazhdojnë me atë çmim? Në fakt, ky është abuzimi i tregtarëve dhe në këtë rast institucionet shtetërore duhet të monitorojnë tregun”, thekson eksperti.

Çmimi i karburanteve në Shqipëri pësoi një rritje të fortë vitin e kaluar, menjëherë pas nisjes së luftës në Ukrainë. Kjo u pasua edhe me një rritje të fortë të çmimit të produkteve ushqimore, të cilat nuk kanë njohur ulje që prej asaj periudhe.  /  S.M

Të fundit

Transporti sekret amerikan, armët bërthamore në tokën e Mbretërisë së Bashkuar

Për herë të parë që nga viti 2008, Shtetet e Bashkuara po stacionojnë armë bërthamore taktike në Britaninë e...

“Drejtësia ndërkombëtare s’është e lirë”, Rama mbështet Thaçin dhe “thumbon” Hagën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas publikimit të intervistës nga burgu i Hagës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në intervistë Thaçi shprehet: “Unë...

Gënjeshtra e Madhe e 11 Majit: Kush gënjeu, kë dhe për çfarë?

Nga Fejzo Subashi. Kush më shumë e kush më pak, i gjithë spektri politik, nga e majta në të djathtë,qofshin këto partitë e mëdha, apo...

Deti përpiu krenarinë italiane, “Andrea Doria” fundoset në ujërat amerikane

nga Leonard Veizi Në historinë e tragjedive detare, ka raste kur deti nuk është thjesht një hapësirë e pafund ujore, por një arenë ku përmbyset...

Në qelinë muze të Al Capone-s. Aty ku shtyu ditë-netët gangsteri më i madh në botë

Nga ROLAND QAFOKU Sot burgu i Alcatraz-it në San Francisko të SHBA nuk “punon” më. Është thjesht një muze dhe famën e vjetër nuk e...

Lajme të tjera

Web TV