Pas shkarkimit të Gjicit/ Zgjedhjet e 24 shtatorit, rikthejnë kuksianët në atdhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të marë pjesë në zgjedhjet lokale të 24 shtatorit në Kukës, kanë planifikuar të rikthehen në atdhe dhjetëra emigrantë.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i cili ka treguar se ka kontaktuiar miq të tij emigrant në Angli.

Ai ka deklaruar se kuksianët i kanë premtuar që do të kthehen në atdhe, për t’u bërë pjesë e fushatës së PD-së, për zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës.

“Diaspora e Kukësit në aksion për t’i rikthyer dinjitetin Kukësit dhe Bashkinë qytetarëve!

Pas përfundimit të Primareve në Kukës, ku demokratët dhe qytetarët i dhanë besimin Emri Vatës për të kandiduar në zgjedhjet e pjesshme të 24 Shtatorit, miq e shokë që i kam njohur gjatë studimeve të mia në Angli më kontaktuan dhe u zotuan se do vijnë në atdhe për t’u bërë pjesë e fushatës në kampin tonë me arsyen e vetme, kthimin e pushtetit vendor në duart e qytetarëve.

Të gjithë ata e shohin vendlindjen me sytë e zemrës, e këtë radhë nuk do rrinë duarkryq e të shohin se si një kastë njerëzish pa moral e të korruptuar të tjetërsojnë vullnetin e bashkëqytetarëve të tyre.

Rinia e Kukësit, e detyruar të marrë rrugët e mërgimit është një potencial i jashtëzakonshëm, për të ndryshuar faqen e Kukësit dhe mbarë Shqipërisë.

Kukësi nuk ka nevojë për mëshirë, por Kukësi kërkon vizion dhe Emri Vata me stafin e tij e kanë këtë vizion për të nxjerrë në dritë potencialet njerëzore dhe ekonomike të kësaj treve, palcë e identitetit tonë kombëtar.

Këto javë do të jem në Kukës në kuadër të fushatës elektorale dhe së bashku më të rinj të FRPD do japim kontributin për fitoren e Emri Vatës, e nuk do lejojmë që vullneti i banorëve të kësaj treve të tjetërsohet siç ndodhi me 14 Maj.

Së bashku me Emri Vatën do të punojmë për një program ekonomik, që do ketë në thelb rritjen e investimeve të huaja në këtë treve që ka një pozicion strategjikë mes dy pjesëve të kombit tonë”, shkruan ai.//  S.M

Të fundit

Erion Braçe: Dy fjalë për zgjedhjet!

Deputeti Erion Braçe ka komentuar nga Kuvendi i Shqipërisë retorikën e opozitës lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11...

EMRAT / Rrjet droge deri në Finlandë, GJKKO lë në burg nëntë anëtarët e grupit kriminal

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg nëntë anëtarët e bandave kriminale që merreshin me trafikim droge, pas...

Pse është kaq e vështirë të shesësh politikën e mbrojtjes?

Dekada dështimesh i kanë lënë qeveritë liberale-demokratike të paafta për të fituar besimin publik, pikërisht kur ky është më i nevojshëm Martin Kettle Rishikimet e mbrojtjes...

Ndahen Dakota Johnson dhe Chris Martin pas 8 vitesh bashkë

Pas gati një dekade bashkë, Dakota Johnson dhe Chris Martin thuhet se janë ndarë përfundimisht – dhe jo, këtë herë nuk është “pauzë”. Sipas një...

Balla: Na gjeni numrin e Jenisherit t’ia japim Silvinios skemën për të fituar me Serbinë!

Ministri i Shtetit për Diasporën Taulant Balla ka bërë një batutë gjatë fjalës së tij, ku i ka thënë PD-së se, meqë mori në...

Lajme të tjera

Web TV