Në këto vende mund të futeni në telashe të mëdha nëse keni tutazhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse tatuazhet janë diçka e zakonshme, në disa vende të botës nuk është e njëjta gjë. Megjithatë, ka vende ku mund të futeni në telashe të mëdha nëse keni tutazhe.

Diçka e tillë mund të gjendet në Burma ose Sri Lanka. Edhe pse tatuazhet janë të pranueshme, ekziston një përjashtim. Është e ndaluar të pikturohet Buda në trupin e dikujt, pasi kjo konsiderohet e paligjshme.

Ata që vendosin të hyjnë në vend me këtë tatuazh në lëkurë mund të përballen me telashe, siç ishte rasti me një turisteje britanike të cilës iu refuzua përfundimisht hyrja në Sri Lanka në vitin 2014, sepse kishte tatuazh Budën në krahun e saj.

Diçka e ngjashme ndodh edhe në Tajlandë, ku tatuazhet përgjithësisht janë të mirëseardhura, por Buda konsiderohet një figurë e shenjtë dhe është e ndaluar të bëhet tatuazh.

Në Japoni nuk ju lejohet të hyni në sauna, banja publike apo palestra me tatuazhe. Përveç kësaj, në hyrje të shumë objekteve të tilla ka tabela që ndalojnë hyrjen e personave që kanë tatuazh.

Në vende të tjera si Irani, grave u ndalohet të bëjnë tatuazhe në vende të dukshme, ose nëse i kanë ato duhet t’i fshehin nën rroba për t’iu përmbajtur kodeve islame. Nga ana tjetër, për meshkujt nuk ka asnjë ndalim.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe tatuazhet janë të rralla dhe konsiderohen si një formë e vetë-gjymtimit.

Ata që duan të bëhen pjesë e ushtrisë ose policisë u ndalohet të kenë ndonjë tatuazh në trupin e tyre. Ndërkaq, studime të shumta tregojnë se shëndeti i njeriut mund të jetë në rrezik nga tatuazhet.

Disa ngjyra të tatuazheve përmbajnë substanca të cilat shkaktojnë tumorin. Ky zbulim tronditës ka ardhur nga një mbledhje e specialistëve të Britanisë nga Organizata e Shëndetit të Përgjithshëm. Në zbulimin e tyre më të ri studiuesit nxjerrin në shesh rrezikun e nanopartiklave nga ngjyra e tatuazheve./  S.M

Të fundit

Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke...

1536 – Shkëputja e Anglisë nga Kisha e Romës

Një histori që përfundon me shpalljen e pavlefshmërisë së urdhëresave anglikane nga Papa Leo XIII Ngjarja e vitit 1536, e njohur si fillesa formale e...

Sulmi ndaj kishës në Gazë, Trump telefonon Netanjahun. Izraeli: Ishte gabimi ynë!

Presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve izraelite brenda një kishe katolike në qytetin e Gazës, ku mbetën të...

Rrezik për sulme ndaj kabllove nënujore të internetit, të mbështetura nga Rusia dhe Kina

Rreziku për sulme të mbështetura nga Rusia dhe Kina ndaj kabllove nënujore që mbajnë trafikun global të internetit pritet të rritet, paralajmëron një raport...

Curi “ndahet” me Lapajn: E kam mik, por nuk mbajti fjalën!

Analisti Arjan Curi, gjatë diskutimit këtë mbrëmje në studion e “Top Story”, tregoi se Adriatik Lapajn e ka mik, por nuk e miraton vendimin...

Lajme të tjera

Web TV