VIDEO/ Balla: 30 familje përfituese të banesave sociale, mes tyre dhe punonjës policie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Taulant Balla, mëngjesin e të dielës ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga punimet që po zhvillohen në bashkinë e Roskovecit, për ndërtimin e një pallati 6-katësh, me qëllim krijimin e disa apartamenteve për banesa sociale.

I shoqëruar nga kryetarja e bashkisë së Roskovecit, deputeti Balla, nënvizon se këto banesa sociale përmes Entit Kombëtar të Banesave do t’u shpërndahen 30 familjeve të kësaj bashkie, ndërsa mes tyre do të ketë dhe punonjës të policisë apo shërbimit zjarrfikës.

“Falë mbështetjes së Qeverisë Edi Rama përmes Entit Kombëtar të Banesave, 30 apartamente të reja do tu dorëzohen 30 familjeve të kësaj bashkie. Mes tyre do të ketë edhe familje të punonjësve të policisë dhe të shërbimit zjarrfikës”, shkruan Balla. Ndërkohë gjatë inspektimit të punimeve, kryebashkiakja Bufi deklaron se kohëzgjatja e tyre do të jetë 18 muaj. Sipas saj në fokus do të jenë dhe gratë, nënat e divorcuara.

“Sapo ka nisur puna për ndërtimin e godinës 6-katëshe. Për 18 muaj godina do të jetë gati. Hera e parë që në Roskovec do të ketë banesa sociale. Do punojnë së bashku me Entin Kombëtar të Banesave edhe për godina të tjera si këto. Kategoritë përfituese janë familjet vulnerabël, të cilat nuk kanë strehë, por në fokus do të jenë edhe nënat e divorcuara”, tha ndër të tjera Bufi.

Deputeti Balla i kërkoi kryetares së Bashkisë, që së bashku me Entin Kombëtar të Banesave të kenë në fokus edhe punonjësit e Policisë dhe zjarrfikësit. “Shikojmë sa të kemi mundësi që edhe punonjësit e policisë të përfitojnë nga kjo mundësi. Po ashtu punonjësit e shërbimit zjarrfikës apo dhe punonjësit e policisë bashkiake duhet të jenë në fokus”, tha Balla./  S.M

Lexo edhe :  Administrata Trump do të djegë 500 tonë ushqime që ishin blerë nga USAID

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV