“Basha u distancua”/ Kadilli: Tre pikat që e dallojnë grupin e Bashës nga të Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka komentuar Kuvendin Kombëtar të PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kadilli tha se Basha ka treguar se është distancuar nga e kaluara, ndërsa ka renditur tre pika që e bëjnë të dallueshëm grupin e Lulzim Bashës nga Sali Berisha.

“Basha konfirmoi mbështetjen e një pjese të Partisë Demokratik. Përkufizoi veten si një kundërshtar të Berishës dhe berishizmit.

Këtë e bëri me tre gjëra të rëndësishme, me distancimin nga e shkuara, me sulmin politik ndaj Berishës duke e pozicionuar atë si bashkëpunëtorë të Ramës në afera korruptive, e dyta duke marrë qëndrim të qartë pro perëndimorë dhe e treta mbajti një qëndrim të qartë në raport me reformën në drejtësi, shprehu mbështetje ndaj institucionit.

Këto tre pika e bëjnë të dallueshëm grupin e Lulzim Bashës nga Sali Berishës”, tha ndër të tjera Kadilli./ S.M

Të fundit

Berisha: Nesër jap prova ku votat e komisionerëve shkojnë për “princeshën e burgjeve”

Kreu i Parisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme me gazetarët, ka deklaruar se PD ka të dokumentuar...

“Shqipëria si Zimbabve”/ Berisha: Paraqitëm në PPE, videon që shokoi audiencën!

Kryetari i PD-së Sali Berisha mbajti konferencën e radhës me gazetarët sot nga selia blu. Kryedemokrati theksoi edhe një herë se vijon beteja e...

Flakët “pushtojnë” ishullin grek, autoritetet urdhërojnë evakuimin e banorëve

Dhjetëra zjarrfikës u përpoqën të kontrollonin një zjarr të madh që po shpërthente në ishullin grek të Kiosit për të dytën ditë me radhë...

Zgjedhje të reja në tre bashki në vjeshtë, Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha

Vjeshta nuk do të jete vetëm stina e krijimit të qeverisë së re por edhe stina e një procesi të dytë zgjedhor. Qytetarët e...

Tirana përjeton 3 netë festivali ndërkombëtar me përmasa të reja

Nga data 13 deri më 15 qershor, Tirana u kthye në qendrën e muzikës moderne falë festivalit Eagle Beat. Me më shumë se 15...

Lajme të tjera

Web TV