Krifca me fermerët: Mbështetje për rinovimin e teknologjisë dhe mekanikës bujqësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbështetja për bujqësinë, i ka dhënë nxitje fermerëve të rrisin kapacitet e tyre prodhuese edhe në sektorin e frutikulturës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ishte në Gjocaj të Peqinit, ku takoi fermerë të zonës që merren me frutikulturë dhe kanë ngritur masive të tëra plantacionesh me kulturat nektarinë, pjeshkë, dardhë, mollë etj, falë mbështetjes me mekanikë bujqësore, naftë pa taksa dhe masa të tjera nga Skema Kombëtare.

Në këtë takim ministrja u njoh nga afër me punën, vështirësitë dhe pasionin e fermerëve të kësaj zone për të implementuar teknologji të reja në punimet që kërkon frutikultura, me qëllim arritjen e rendimenteve më të larta me standarde dhe cilësi, duke i bërë këto prodhime mjaft të kërkuara për eksport.

Krifca shprehu angazhimin, për politika të qarta në mbështetje të fermerëve dhe sektorit bujqësor  që synojnë uljen e kostove përmes mekanizimit me teknologji të përparuar dhe rritjen e prodhimit  vendas sipas standardeve më të mira .

“Në Gjocaj të Peqinit, me fermerët e palodhur që merren me frutikulturë në plantacione nektarinash, pjeshkësh, dardhë, mollë, etj, të cilët po mbështeten të rinovojnë teknologjitë dhe mekanikën bujqësore”, u shpreh ministrja.

Krifca bashkëbisedoi me Servetin, një nga fermerët përfitues të një traktori me aggregate, i cili e njohu me punën, sfidat, nevojat për ndërhyrje në vaditje, pët të cilën MBZHR po  adreson mbështetje në disa drejtime.

Ministrja vuri në dukje se, zhvillimi i frutikulturës sot krijon një avantazhe dhe bashkë me pikat e grumbullimit bëjnë një binom shumë të rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë.

Prodhimi i pemëve frutore në vendin tonë arriti në më shumë se 317 mijë tonë në fund të vitit të kaluar, spas INSTAT.

Lexo edhe :  Festat e fundvitit/ Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të tregut

Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, ky prodhim u rrit me 4.92 %.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se gjatë këtij viti eksportet e frutave u rritën gati 25%. Niveli më i lartë i prodhimit të pemëve frutore u arrit në qarkun e Korçës me 89.753 tonë pasuar nga qarqet Elbasan me 39.118 tonë dhe Fier me 33.774 tonë.

Falë politikave mbështetës, fermerët tashmë në të gjithë vendin e kanë kthyer në trend në rritje, kultivimin e pemëve frutore krahas mbjelljeve me vreshta, drithëra e kultura të tjera bujqësore./ S.M

Të fundit

“Çmime utopike”/ Kur gjermanët nuk blejnë dot dhuratat e Krishtlindjeve

14 milionë njerëz në Gjermani konsiderohen të varfër, kurse për një pjesë paratë nuk kanë rëndësi. Kontrasti bëhet i...

Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit, 25 dhjetor 2024

Sot, më 25 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet 95.2 lekë. Euro sot blihet me 98 lekë, ndërsa...

Hekurudha Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhje me Aeroportin e ri, hapet tenderi për projektimin

Qeveria synon të rehabilitojë linjën hekurudhore Rrogozhinë-Vlorë si dhe të shtojë këtë linjë me aeroportin e Vlorës në një model të ngjashëm që po...

Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play

Irani i ka hequr kufizimet për platformën online të aplikacioneve Google Play, si dhe për aplikacionin për mesazhe, WhatsApp, ka raportuar agjencia shtetërore e...

Me 72 persona në bord, rrëzohet avioni në Kazakistan/ Dyshohet për dhjetëra vikima

Një avion i ‘Azerbajxhan Airlines’ është rrëzuar ditën e sotme në Kazakistan, tha Ministria e Emergjencave të vendit. Sipas mediave të huaja, nga ky incident...

Lajme të tjera

Web TV