Si kontrabandistët shqiptare shesin mbi 12 mijë paund pasaporta false në ‘Instagram’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kontrabandistët shqiptarë kanë marrë sërish vëmendjen e mediave britanike. Nga një investigim i kryer nga ‘The Telegraph’, bandat ofrojnë dhe sigurojnë pasaporta për 12,500 £ me foto që ngjajnë me emigrantë të paligjshëm ose kriminelë, për persona që dëshirojnë të udhëtojë nëpër Evropë dhe të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata pretendojnë se mund të anashkalojnë kontrollin biometrik, duke përdorur pasaporta të vjetra që mund të kontrollohen vetëm manualisht në pikat kufitare. Pasaportat e vendeve si Greqia, Rumania dhe Republika Çeke mendohet se janë vjedhur për t’i ngjasuar personit që banda kërkon të kontrabandojë.

Reklamimi i pasaportave false bëhet nëpërmjet postimeve ‘story’ në Instagram. Gjatë investigimit të një gazetarje e cila dërgoi një mesazh në llogarinë e Instagramit ku reklamoheshin pasaportat, asaj iu tha se kushtonte 12,500 £ për person që ajo dhe i dashuri i saj të shkonin në Mbretërinë e Bashkuar.

“Shpenzimet e pasaportave dhe biletave të udhëtimit do të mbulohen nga ne. Do të paguani kur të mbërrini”, thanë ata.

Gazetari pyeti: “Çfarë lloj pasaportash do të përdorni për ne?”

Ata u përgjigjën: “Varet se si dukesh. Varet nga fytyra juaj dhe kujt i ngjani. Por ky nuk është problem. Mund të përdorim pasaporta greke, rumune apo çeke.”

Të fundit

Sa është rritur dhe sa pritet të rritet çmimi i kafes në Shqipëri?

Çdo mëngjes miliarda njerëz në mbarë botën e fillojnë ditën me një filxhan kafeje. Por ky ritual i përditshëm...

Fundi po vjen dhe fituesi qenka vendosur? Çfarë pritet të ndodh në prag të 100 ditëve BBV

Në prag të 100 ditëve! Çdo gjë i afrohet fundit… Dhe fundi nuk kursen askënd! Aldo, Gerta apo Jozi, kush lë shtëpinë? Rozana dhe Gjesti, nga miq...

Foto/ Monika Kryemadh bëhet gjyshe për herë të parë, ja emri i veçantë i mbesës!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi përmes një postimi në “Facebook” njofton se është bërë gjyshe. Kryemadhi shpreh fjalët e ndiera për bijën e...

Prestigjozia ‘CN Traveller’/ Zbuloni plazhet më të mira në Shqipëri

Ndërsa një numër vargmalesh të ndryshme shtrihen përgjatë anës lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e plazheve parajsore ku dielli shkëlqen...

Në fakt, Berisha i ka shpëtuar ministrat e tij nga burgu!

Nga Mero Baze Një nga argumentet që Berisha po përdor për të na mbushur mendjen se qeveria e tij ishte qeveri e pastër, është edhe...

Lajme të tjera

Web TV