Dasma kthehet në tragjedi/ Të shtëna me armë zjarri, raportohet për viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në Otava si pasojë e të shtënave me armë në parkingun e një sallë dasmash, tha policia.

“Dëgjova të shtëna të përsëritura, britma, pastaj pati një pauzë para se të dëgjoheshin 15 ose 16 të shtëna të tjera ,” tha Niko, 28 vjeç.

Dy burra, 26 dhe 29 vjeç, të cilët jetonin në Toronto, vdiqën, tha policia në Otava. Mes gjashtë të plagosurve ka edhe shtetas amerikanë, shtoi ai, duke sqaruar se jeta e tyre nuk është në rrezik.

Kishte “kaos”, “njerëzit po iknin në të gjitha drejtimet”, tha dëshmitari okular.

Policia nuk ka asnjë provë për të treguar ose konfirmuar se ky ishte një krim urrejtjeje, “i lidhur me racën ose besimet fetare “, tha inspektori Martin Greë për AFP.

“Por ne nuk e përjashtojmë këtë mundësi”, shtoi ai.

Qytetet kanadeze kanë përjetuar një rritje alarmante të incidenteve të dhunshme që përfshijnë përdorimin e armëve vitet e fundit: ato janë “gjithnjë e më të shpeshta”, konstaton qeveria kanadeze.

Që nga viti 2009, vendi ka shënuar një rritje prej 81% të krimeve të dhunshme që përfshijnë armë zjarri. / S.M

Të fundit

Putin injoron kërcënimet e Trump, lufta vazhdon

Burime pranë Kremlinit thanë se Presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë të luftojë në Ukrainë pavarësisht kërcënimeve të...

Zbulohet paga e Luka Modric te Milani

Luka Modric, është tashmë lojtar i ri i Milanit. Ai iu bashkua gjigantëve italianë menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, ku zhvilloi...

Relax me borxh, kredia pushuese që mund të të ndjekë gjithë vitin

SHPETIM LUKU - Një reklamë televizive: dy të rinj të buzëqeshur takohen “rastësisht” në hyrje të një institucioni financiar dhe nisin bashkëbisedimin. “Po ti, ç’po...

Gafa e Egli Takos në Pejë: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti edhe Egli pasi publikoi disa...

SPAK mbyll hetimin ndaj ish-deputetit Çyrbja (3 vepra penale)

SPAK, ka përfunduar hetimin e nisur ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në dosjen e dërguar në gjykatë, ku janë të pandehur edhe Ahmet Masha...

Lajme të tjera

Web TV