“Unë do jem viktima e rradhës”/ Zbardhet dëshmia e Lefter Kokës në GJKKO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka përfunduar dëshminë e tij në GJKKO lidhur me inceneratorin e Fierit.

Koka deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave të ngritura ndërsa kërkon drejtësi, teksa shprehet se ai do të jetë viktima e rradhës.

“Pagesat dhe ndërtimi Inceneratorit kanë filluar në 2018 unë jam larguar si Ministër më 2017. Shpronësimi i tokës është njohur i ligjshëm me Vendim të Formës së Prerë të Gjykatës Administrative  Statusi i është ndryshuar nga Këshilli Bashkiak Fier para se vendimi të vinte në Këshillin e Ministrave.

Gjykohem dy herë për të njejtën gjë. Akuza është thjeshtë kopje e proçesit analog të Elbasanit. Relacioni administratorit të caktuar nga gjykata provon pafajsinë time. Akuza bazohet në mendime personale të fallxhores, jo në prova. Kriter themelor i proçesit penal. Të besosh tek çifti famëkeq është njësoj si të investosh tek Sudja dhe Rrapushi në ditët e fundit të falimentit.

Kjo çështje kërkon drejtësi! Drejtësia është vetëm një e pa ndikuar në interesa, e pa ndikuar nga akuza e pa ndikuar nga opinioni. Përndryshe unë do të jem viktima e rradhës e kjo padrejtësi mund të bjerë mbi këdo. Kjo strukturë nuk është kala ku ju të bërë bashkë duhet ta mbroni por është kala e çdo Shqipëtari për të marrë Drejtësi.

Nuk do të rresht së kërkuari deri në frymën e fundit, jo vetëm në këtë gjykatë të provojë pafajësinë time. Me prova e fakte të provoj fajësinë e atyre që më hoqën lirinë në mënyrë brutale duke më arrestuar e më pas duke sajuar prova të turpshme.

Meqënese nuk u provua asnjë shumë e përfituar, asnjë llogari bankare, asnjë aset i shtuar që nga viti 2010, prokurorët menduan të më akuzojnë për pastrim dhe të sekuestrojnë prona të përftuara që në vitin 2000.

Lexo edhe :  Stërvitja “Defender Europe 25”/Rama: Shqipëria, rol strategjik në suksesin e operacioneve

Që nga viti 2003 kur mora edhe detyrën e kryetarit të Bashkisë Durrës, kam qenë subjekt i deklarimit të pasurisë dhe pronat që disponoj janë fryt i punës time të ndershme dhe jo i ryshfeteve, as i trafiqeve, as i prostitucionit e as i të qenit aksioner anonim në shoqëri ndërtimi, e për të atillë më njeh Durrësi qyteti im e më gjerë.

Do ngushëllohesha në izolim nëqoftëse kallëzimin do e kishte bërë cdokush tjetër Shqipëtar, por të bëhet nga ai cift famëkeq është e trishtë, e të besosh tek ata është si të investosh tek Sudja e Rrapushi në ditët e fundit të falimentit.

Ndaj dua sot para jush të kërkoj drejtësi dhe drejtësia është vetëm një, e pa ndikuar nga interesa, e pa ndikuar nga akuza, e pa ndikuar nga opinioni pasi përndryshe një drejtësi e tillë rrit pasigurinë, humbet besimin e opinionit e unë do të jem viktima e radhës duke mos harruar se ajo padrejtësi mund të bjerë mbi këdo.”- dekalroi Lefter Koka./   S.M

Të fundit

Vrau me thikë vajzën e tij dhe të dashurin e gruas, prokuroria: Dënim të përjetshëm!

Prokuroria e Foggia-s në Itali ka kërkuar dënim të përjetshëm për 47-vjeçarin shqiptar, Taulant Malaj i akuzuar për vrasjen...

Spitali ditor në QSUT, shërbim 24 orë për pacientët pa nevojë shtrimi

Prej afro 1 viti në QSUT ka nisur nga funksionimi spitali ditor i cili iu mundëson terapi pa qenë nevoja e shtrimit, pacientëve me...

A po afrohet një Luftë e Tretë Botërore?

Dy javë pasi ish-aleatët, në një botë gjithnjë e më e ndarë, përkujtuan veçmas 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë,...

Përplasja SHBA-Kinë, Emmanuel Macron: Rreziku më i madh për botën

Presidenti francez Emmanuel Macron tha ditën e sotme se përçarja midis dy superfuqive, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, është rreziku kryesor me të cilin...

Liverpool zyrtarizon transferimin e parë, Frimpong firmos për 5 sezone me Reds

Liverpool ka konfirmuar një marrëveshje për të nënshkruar me Jeremie Frimpong nga Bayer Leverkusen. Kampionët e Premier League kanë vendosur të paguajnë klauzolën e...

Lajme të tjera

Web TV