Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Në Ersekë e Maliq, qytetet e vogla joargëtuese të Juglindjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Çfarë ndodh nëse je me pushime në Pogradec dhe koha nuk mban aq sa për të bërë plazh buzë liqenit? Sepse nëse do të kalosh disa ditë vere në qytetin bregliqenor, duhet të marrësh masa se dhe në ditët më të nxehta të verës, aty bën ftohtë. Dhe në ditë të tilla, kur moti prishet e liqeni egërsohet, nuk flitet më për të marrë rreze dielli e as më pak për t’u zhytur në ujët e liqenit, edhe pse këto ditë mund t’i takojnë mes korriku apo mes gushti. E në ditë të tilla si do gjezdisësh nëpër të gjitha skutat e lagjeve të vjetra dhe rrugët e pjesës urbane, del e nevojshme që mund të largohesh më shumë nga qyteti.

Si përfundojmë një guidë Pogradec, Shën Naum, Ohër e kthim, mbetet për të provuar një destinacion tjetër. Dhe këtë herë pretendojmë aksin: Pogradec, Maliq, Ersekë dhe kthim në Korçë.

Nga Tirana në Ersekë janë 204 kilometra që përshkohen për një kohë relative prej 3 orë e 43 minuta. Por nga Pogradeci janë 80 kilometra që përshkohen për 1 orë e 34 minuta. Pra distanca shkurtohet ndjeshëm dhe udhëtimi bëhet më i lehtë.

Makina merr të përpjetën e Qafës së Plloçës dhe pa shumë mund për pak minuta është në krye të saj. Kalon Leshnicën e Çërravën, nëpër një rrugë fushore e me kthesa të buta, dhe je në Sovian, një hap para Maliqit. Nuk duhet të mbash rrugën drejt, sepse me gjasa do t’i dalësh nga krahu tjetër, por një tabelë që mund të mos vihet re nëse nuk je i vëmendshëm, të orienton të kthehesh majtas.

Aksi Pogradec-Maliq është 28 kilometra, që përshkohet për rreth 32 minuta. Ndërsa aksi Maliq- Korçë është dhe 13 kilometra të tjerë. Pra, për 10 minuta je në hyrje të Korçës. Po jo pa u ndalur në qytetin kur dikur prodhohej sheqeri dhe mishi bashkë.

Maliqi, një qytet modest i ndërtuar në vitet e Socializmit, u bë shumë i famshëm për shkak të  dy prej industrive, të cilat ishin të vetme në shkallë republike: Kombinati i Sheqerit dhe Ndërmarrja e Rritjes së Gjedhit. Ndërmarrja e tretë po aq e fuqishme ishte ajo Bujqësore. Por ndërmarrje bujqësore kishin të gjitha rrethet, megjithëse fusha e Maliqit bashkë me atë të Korçës ishin numri dy i rezervatit ushqimor në Shqipëri pas fushës së Myzeqesë.

Në Maliqin e Kombinatit të shkatërruar

Nga industria e dikurshme tani kanë mbetur vetëm gërmadhat. Ndërsa në urbanistikë Maliqi duket më i sistemuar se vite më parë. Në Maliq hyhet përmes një ure mbi lumin Devoll me kapacitet mbajtës 24 ton, e cila vazhdon të ketë në dukje mekanizmin tanimë të ndryshkur, të hapjes së portave, të cilat shkarkuan vite më parë ujërat e kënetës, që u bonifikua, dhe u përfituan 1250 hektarë tokë. Kjo urë që disa vite më parë dukej e amortizuar, tanimë është rehabilituar, madje duket si vepër arti.

Në Enciklopedinë Shqiptare thuhet se Maliqi, me rreth 6000 banorë, është ngritur në të majtë të rrjedhjes së Devollit, pranë fshatit Krastafilak, që sot është lagje e qytetit. Zona përreth është banuar që në lashtësi. Këtu është zbuluar një vendbanim i rëndësishëm neolitik me banesa palafite, që përbën kulturën e Maliqit. Pra, Maliqi nuk mund të konsiderohej si një qytet industrial. Sepse mund të kthehet edhe në një destinacion arkeologjik, nëse nis ndonjë ekspeditë gërmimi.

Në qendër të qytetit ndalojmë për një pushim të shkurtër. Shijojmë një kafe të bërë për merak. 50 lekë të reja. Me këtë çmim të shijon dyfish.

Përballë ndodhet godina e Pallatit të Kulturës “Dhimitër Orgocka” e cila vazhdon të jetë në rikonstruksion pas zjarrit që i ra disa vite më parë. Dikur kjo godinë ishte dhe krenaria e Qytetit, pasi ishte ndër të rrallat në Shqipëri, si një pallat multifunksional, e cila u ndërtua sipas arkitekturës ruse.

Një pjesë e shtëpive njëkatëshe, të cilat vezullojnë nga çatitë e kuqe, janë ndërtuar po sipas modelit rus, sepse pikërisht në kohën e lulëzimit të marrëdhënieve ruso-shqiptare u ngrit dhe qyteti i Maliqit dhe fabrika e parë e sheqerit, pjesë e Kombinatit të mëpastajmë. Por me prishjen e këtyre marrëdhënieve edhe projekti për zgjerimin e mëtejshëm të qytetit mbeti në mes për të vazhduar më pas me ndërtimin e trekatësheve dhe pesëkatësheve standard.

Në historikun e qytetit thuhet se më 12 tetor 1947 u përurua përfundimi i fazës së parë të tharjes së Kënetës së Maliqit. Në nëntor u përurua fabrika e sheqerit që mbajti emrin “8 Nëntori”, e para fabrikë e këtij lloji në Shqipëri. Kombinati përbëhej nga dy fabrika sheqeri, nga fabrika e alkoolit që përdor melasën e panxharsheqerit, nga fabrika e tharjes së bërsive të panxharit, nga fabrika e niseshtesë që përdor si lëndë të parë misrin, nga fabrika e majasë së bukës, nga termocentrali dhe një ofiçinë e madhe mekanike. Në Maliq ka pasur gjithashtu një zdrukthtari, ndërmarrjen e shërbimeve komunale të punimit të metaleve.

Por Maliqi ka pasur dhe Ndërmarrjen e Rritjes së Gjedhit, me 500 krerë mëshqerra, e cila furnizonte me mish të gjithë Shqipërinë.

Por duhet thënë se pas viteve ’90 qyteti u eklipsua, industria u shkatërrua dhe shumica e njerëzve u nisën drejt Greqisë. Kështu qyteti i Maliqit, pavarësisht fondeve shtetërore të hedhura për kozmetikën e rrugëve dhe trotuareve, vazhdon të mbahet më së shumti nga paratë e emigracionit.

Në Ersekë pa Qafën e Qarrit

Kemi lënë në të majtë Korçën, tek rrethrrotullimi ku nga krahu i djathtë jemi futur në unazën e qytetit. Ku një segment quhet “Marigo Pozio”, segmenti tjetër “Insan Korça” dhe segmenti i tretë “Petro Sturgji”. Lëmë në të majtë rrugën “Gaqo Avrazi” që të çon në “Shën Triadhë”, dhe ecim rrugës “Antoni Athanasi” për të dalë nga qyteti tek vendi ku dikur ishte “Agjencia” ku shoferët vulosnin faturat e transportit. Dhe kemi marrim rrugën për në Ersekë.

Lexo edhe :  “Berisha i çonte klientë Argitës”/ Juristja: Shqiptarët po e shohin “mbretin lakuriq”

Diku nga mesi i rrugës hasim tabelën që tregon komunën “Mollas”.

-Vera me Mollasin të mos presë, personi nuk është paraqitur…

Demek, fundi i botës Mollasi. Në fakt jo. Është në mes të rrugës Korçë-Ersekë. Dhe më larg se Erseka është Leskoviku.

Rruga për në Ersekë, tanimë mund të cilësohet si një atraksion më vete. Shmangia e kthesave të Qafës së Qarrit e bën shumë më të lehtë udhëtimin. Ka mbetur vetëm pak kilometra ende rrugë e vjetër, derisa hyn në qytet.

Peizazhi kudo është përrallë. Gjelbërim. Pikërisht falë kësaj natyre e gjithë treva e Kolonjës është kthyer në pikë turistike. Se sa për investime, aha… ca si zor.

Në Enciklopedi shkruhet se Erseka është kryeqendra e rrethit të Kolonjës. Qyteti shtrihet në pjesën juglindore të Shqipërisë, dhe bën pjesë në krahinën malore juglindore të vendit. Ajo është pozicionuar në brendësi të Pllajës së Kolonjës, e cila ka një lartësi prej rreth 1100 metra mbi nivelin e detit. Në lindje të Ersekës ndodhet Mali i Gramozit me një lartësi prej 2523 metra mbi nivelin e detit, kurse në perëndim të saj ndodhet Mali i Radomit. Mali i Gramozit shërben si kufi ndarës i kësaj zone me shtetin grek. Pragu i Qarrit e ndan këtë pllajë nga ajo e Korçës. Në këtë pllajë gjendet dhe vendbanimi parahistorik i Ollmit të Qinamit, i cili ndodhet në majën e një kodre në afërsi të fshatit Qinam, si dhe shpella e Kamnikut.

Mbërrijmë në destinacion. Makinën e parkojmë pranë godinës së Bashkisë. Në sy bie godina e muzeut “Jorgji Qirjako” përpara të cilit është vendosur instalacioni “As e vogël, as e madhe”.

Pastaj vjen Sheshi “Rilindja” me bustet e rilindasve të shquar.

Erseka, sot me rreth 4000 banorë, është krijuar rreth vitit 1768. Sot, Erseka ka një industri ushqimore jo për t’u pasur zili, dhe popullsia e zonës mbahet përmes bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit në njëfarë mënyrë. Por si kudo, të ardhurat më të shumta vijnë nga emigracioni.

Në pamje të parë Erseka është një qytet i vogël, shumë i pastër, ku i është kushtuar kujdes për të pasur disa lulishte, dy pedonale dhe shumë buste rilindësish dhe heronjsh të krahinës. Ç’është e vërteta, treva e Kolonjës i ka dhënë shumë figura, sidomos rilindjes shqiptare, por dhe më tej se kaq.

Si ke bërë një shëtitje të gjatë nëpër qytet deri në periferi të tij, përveç pallateve pesëkatëshe prodhim standard i viteve të socializmit, je njohur dhe me disa shtëpi karakteristike me çati alpinë e me rrasa guri, tepër interesante. Por padyshim dhe si kudo edhe në këtë qytet do të gjesh gjurmë nga e kaluara me godina të amortizuara.

Dhe pikërisht atë çast ndeshesh me një procesion mortor, diçka të rrallë tanimë, sepse është një rit që në njëfarë mënyre është harruar. Kortezhi me njerëzit kalon përmes qytetit në heshtje. Një traditë ku nderohet për së fundi ai që ka ikur në një tjetër jetë. Të duket sikur je kthyer pas 50 vjet, në një epokë ku dimensioni njeri ishte më afër me njeriun. Kjo ndoshta do të ishte pika kulmore e një vizite të shkurtër në qytetin e Ersekës.

Mund të drekonim në një nga restorantet e zonës, por mjaftohemi me një tjetër kafe si dhe me një akullore. Ndoshta për shkak të qumështit prodhim bio e jo nga ai pluhur që qarkullon rëndom, akullorja në Ersekë na kujtoi prodhimin e vjetër, të cilin e kërkojnë aq shumë të gjithë nostalgjikët.

Gjithsesi, vizita e shkurtër në Ersekë, na la një shije të mirë.

Në Korçën e serenatave

Krahasimisht me dy qytetet e vogla të guidës tonë, Korça rrezaton shumë më tepër. Sepse duam apo nuk duam ne, në qytete me 5000 banorë, si Maliqi ashtu dhe Erseka, mundësitë për të bërë një jetë social-kulturore janë të kufizuara. Por në Korçë nuk flitet vetëm për qarkullimin e automjeteve, rrugicat me kalldrëm dhe shtëpitë karakteristike, dhe në një udhëtim të shkurtër për të bërë një shkrim të shkurtër, nuk mund të shkruash për vlerat e këtij qyteti.

Në qytetin e serenatave mbërrijmë në kohë dreke. Pazari i Vjetër, i rikonstruktuar tanimë, gumëzhinte. Madje dukej i lodhshëm. Nuk ia vlente as për kafe e as për kërnacka. Le më të shijoje ndonjë birrë. Kështu që frymën e mbajmë nga “Panda” qetësi e gjelbërim. Dhe pranë kemi Muzeun Mesjetar të Ikonografisë, dhe përballë… spitalin.

Sa për histori, në Enciklopedinë Zyrtare shkruhet se Korça është një nga bashkitë më të mëdha të vendit. Qyteti u themelua në shekullin 15 nga Iliaz bej Mirahori, sipas praktikës osmane. Zona e Korçës është një nga vendet e Evropës Jug-Lindore që është banuar më herët. Gërmimet kanë nxjerrë në dritë varre dhe fortifikime ilire. Turizmi në këtë qytet ka dy pika të rëndësishme e të frekuentuara shpesh nga turistët, fshatrat Voskopojë e Dardhë. Atraksion ofrojnë edhe fshatra të tjerë ku mund të përmendim Boboshticën.

Edhe në Korçë ashtu si dhe në qytetet e tjera bëjmë një set fotografish, ku më së shumti si sfond kemi Katedralen Ortodokse dhe Ushtarin e Panjohur.

Dhe kaq me Korçën, se duhet të zbresim Qafën e Plloçës për të fjetur në Pogradec.

 

Të fundit

“Ajo banesë është shëruese”, brenda shtëpisë së parë të Meghan Markle

Meghan Markle jetonte në Toronto përpara njohjes me Princin Harry. Kur Duka dhe Dukesha e Sussex filluan të takoheshin...

Si planifikon Princi Harry t’i shpenzojë miliona dollarët që mori dhuratë për ditëlindje

Është shkruar shumë për ditëlindjen e 40-të të Princit Harry dhe akoma më shumë për disa milionë dollarët që ai mori si dhuratë mbretërore. Më 15...

Horoskopi i ditës, e premte 20 shtator 2024

DASHI Me këtë Hënë të bukur do të mund të përjetoni shumë emocione në dashuri: lëre veten të shkosh te ndjenjat. Në punë keni një...

“In Extremis”/ Atletico Madrid triumfon në minutën e fundit ndaj Leipzig

Atletico Madrid ka marrë një fitore të artë në frymën e fundit ku heroi i ndeshjes padyshim ishte Antoine Griezmann i cili realizoi një...

Lajme të tjera

Web TV