Sa rrezikohemi nga rrufeja në makinë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moti i keq shpesh shoqërohet me rrufe. Por sa në rrezik jemi nëse na kap një stuhi e tillë në makinë?

Makina vepron si një kafaz sigurie, dhe na lejon të ndihemi të sigurt brenda saj.

Megjithëse shumica e njerëzve mendojnë se kjo është për shkak të gomave, mbrojtja vjen nga trupi dhe çatia e makinës, e cila kanalizon goditjen e mundshme të rrufesë jashtë, duke i lënë pasagjerët të paprekur.

Sipas ligjeve të fizikës, energjia elektrike  kërkon rrugën e rezistencës më të vogël.

Për goditjet e rrufesë kjo do të thotë që rryma do të rrjedhë rreth automjetit në vend që të rrjedhë përmes tij.

Përveç kësaj, xhami i përparmë dhe xhamat e dritareve veprojnë si izolues, duke ofruar një shtresë shtesë mbrojtjeje.

Meghithatë është jetike të theksohet se kjo mbrojtje zvogëlohet nëse keni një dritare hapur.

Lënia e një dritareje të hapur rrit rrezikun e goditjes së rrufesë në automjet, duke dëmtuar potencialisht sistemet elektronike ose qarqet e shkurtra që mund të aktivizojnë jastëkët e ajrit.

Në kushtet e mësipërme, kabriolet ose ato që nuk kanë çati metalike, nuk ofrojnë mbrojtje ekuivalente, ose të paktën atë që ofrojnë modelet e mbyllura.

Por çfarë duhet të bëjmë nëse na kap një stuhi elektrike në makinë?

Nëse jeni në një makinë pa çati metalike, kërkoni strehim në një ndërtesë ose strukturë të fortë.

Shmangni parkimin nën pemë ose pranë transformatorëve, gjë që mund ta përkeqësojë situatën.

Tërhiqeni në anë të rrugës, ndizni dritat e rrezikut dhe fikni motorin. Sigurohuni që të gjitha dritaret të jenë të mbyllura.

Shmangni prekjen e pjesëve metalike ose elektrike, duke përfshirë telefonin tuaj celular.

Mos prekni radion, pedalet, dorezat e dyerve ose timonin. Pasi të ketë kaluar stuhia, mund të dilni me siguri nga automjeti.

Lexo edhe :  Ndërtimi i gjimnazit ‘Sulejman Elezi’ në Laknas/ Në shtator do të mirëpresë 600 nxënës

Shmangni përdorimin ose bisedën në telefon, edhe nëse nuk është i lidhur me makinën.

Nëse makina juaj goditet nga rrufeja, në përgjithësi është e sigurt të dilni pasi të fiket rryma.

Nëse stuhia vazhdon, prisni derisa të përfundojë, pasi rrufeja mund të godasë të njëjtin vend disa herë./  S.M

Të fundit

Nis sot Samiti i NATO-s në Hagë, fokusi te lufta/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen sot dhe nesër në Hagë të Holandës për një samit vjetor...

Arritja e armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, rriten aksionet globale

Aksionet globale u rritën dhe dollari vazhdoi rënien të martën, ndërsa hyri në fuqi një armëpushim për t’i dhënë fund një lufte 12-ditore midis...

Matura Shtetërore, zhvillohet këtë të martë provimi i Lëndës me Zgjedhje

Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen të martën provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje. Provimi nis në orën 10:00...

Fillon Bllokada e Berlinit, një nga përplasjet e para të mëdha të Luftës së Ftohtë

24 qershor 1948 Më 24 qershor 1948, Bashkimi Sovjetik nisi Bllokadën e Berlinit, duke ndërprerë të gjitha rrugët tokësore dhe hekurudhore që lidhnin Berlinin Perëndimor...

Parashikimi i motit për sot, 24 qershor 2025

Depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë mot...

Lajme të tjera

Web TV