S’ka më bukëpjekës, furrat shqiptare kërkojnë punëtorë nga India

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqata e Bukës Pastiçerisë dhe Brumërave ka ngritur shqetësimin për mungesën e fuqisë punëtore pasi nuk ka mjaftueshëm bukëpjekës.

Përmes një postimi në Facebook, kjo shoqatë njofton se po shohin mundësinë për të rekrutuar punëtorë nga India dhe për t’i sjellë në vendin tonë që të punojnë në furrat e bukës dhe pastiçeritë.

Për këtë, shoqata njofton se ka zhvilluar një takim me përfaqësues të kompanisë ndërkombëtare ABC HR, me seli të korporatës në Dubai dhe me zyra operative në Indi, që ka objekt të punës prurjen e fuqisë punëtore në vendet e tjerë.

Rritja e çmimit të bukës, Autoriteti i Konkurrencës kontrolle nëpër furra dhe kompani mielli, pritet të merren masa
Sipas shoqatës, kjo kompani ka një bazë të dhënash me mbi 60,000 punëtorë cilësorë, të cilët janë të gatshëm të punojnë në Europë me kontrata afatgjata.
Ndërkohë që, gjatë takimit fokusi u vu te procedurat organizative, teknike e financiare që duhen për rekrutimin e punonjësve.

“Tek të gjithë ne ndihet mungesa e fuqisë punëtore, veçanërisht e specialistëve të bukës, pastiçerisë, dhe brumërave.

Për këtë qëllim u organizua një takim paraprak informues me  Kompaninë ndërkombëtare ABC HR me Seli të Korporatës në Dubai dhe me zyra operative në Indi, që ka në objekt të saj prurjen e fuqisë punëtore në vendet e tjera, duke pasur një përvojë të gjatë, në shtete të ndryshme të Europës dhe Ballkanit.

Kompania ABC ka një bazë të dhënash me mbi 60000 punëtorë cilësorë të cilët janë të gatshëm të punojnë në Evropë me kontrata afatgjate.

Me kërkesën tonë, më drejtuesit e Kompanisë dhe përfaqësuesit e saj në Shqipëri, u organizua një takim specifikisht për trajtimin e procedurave organizative, teknike e financiare që duhen  për rekrutimin e punonjësve”, shkruan shoqata.

Vështirësitë kryesore në këtë sektor hasen veçanërisht te mungesa e specialistëve të bukës, pastiçerisë dhe brumërave, ndërkohë që kjo situatë ishte paralajmëruar edhe vitin që shkoi nga shoqata. / S.M

Lexo edhe :  Dhuna digjitale ndaj fëmijëve në Shqipëri, vajzat më të prekura nga incidentet online

 

Të fundit

18 të vdekur dhe 50 të zhdukur pas përmbysjes së varkës me emigrantë në Mesdhe

Të paktën 18 emigrantë humbën jetën në një anije të mbytur pranë qytetit lindor libian Tobruk gjatë fundjavës dhe...

Pse Nico Williams refuzoi Barcelonën? Vëllai i tij tregon sekretet

Inaki Williams i është rikthyer edhe një herë tjetër “telenovelës” së verës, ku protagonistë ishin vëllai i tij, Nico Williams dhe Barcelona. Për të dytën...

Gjermania i shkul veshin Vetëvendosjes: Politizuat atë që ndodhi në liqenin e Ujmanit

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë dënon ashpër përpjekjet për politizimin e operacionit të kërkim-shpëtimit në liqenin e Ujmanit. Në një reagim ajo u shpreh...

Ben Andoni: Pabarazia në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër në kontinent

Shqipëria është vendi ku pabarazia të godet në çdo moment dhe të prek ngado. Goditjet e viteve të fundit të SPAK-ut dhe sekuestrimet e...

Po, ka një temë që e “detyron” Trump të bashkëpunojë me Rusinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka treguar angazhimin e qeverisë së tij mbi një bashkëpunim të mundshëm me Rusinë lidhur...

Lajme të tjera

Web TV