Vdekja e klinike e 61 vjeçarit te Infektivi, Pipero: Nuk e humbëm shpresën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Pëllumb Pipero dha informacione mbi rastin e 61 vjeçarit, i cili u raportua këtë mëngjes si viktima e pestë nga koronavirusi. Por sipas Piperos, “një nga rastet sot ka bërë vdekje klinike, vdekje që zgjati relativisht gjatë por pa e humbur shpresën e personelit mjekësor për ta rikthyer, fatmirësisht u rikthye në jetë por vazhdon të jetë ende rëndë”.

Aktualisht në Spitalin Infektiv janë shtruar 40 pacientë, ndërkohë që mjeku Pipero kërkon nga qytetarët “të jenë të duruar, të qëndrojnë sa më gjatë në shtëpi e nëse kanë nevojë të telefonojnë 127 që tu qëndrojmë afër me shërbim mjekësor”.

Reagimi i plotë

Situata në Infektiv është shumë dinamike, sa i takon shtrimeve të rasteve të reja, ndjekjes në dinamikë të rasteve të shtruara në të, kemi më shumë se 40 të shtruar në spital, secili ka problematikën e tij, në varësi të moshës dhe sëmundjeve kronike, kemi raste relativisht në gjendje të mirë, kemi raste në gjendje të mirë që shpresojmë ti nxjerrim kemi edhe raste të rënda e shumë të rëna si ata në terapi intensive mes të cilëve një nga rastet sot ka bërë vdekje klinike, vdekje që zgjati relativisht gjatë por pa e humbur shpresën e personelit mjekësor për ta rikthyer, fatmirësisht u rikthye në jetë por vazhdon të jetë ende rëndë.

Në këtë situatë të rasteve të shtuara dhe të konfirmuara në këto dy ditë, vazhdoj të këmbëngul e t’ju them qytetarëve të jenë të duruar, të qëndrojnë sa më gjatë në shtëpi e nëse kanë nevojë të telefonojnë 127 që tu qëndrojmë afër me shërbim mjekësor.

Të fundit

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Në një raport të gjatë mbi ndalimin e shtetasve të huaj, me fokus në protokollin Itali-Shqipëri, Gjykata e Kasacionit...

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë…

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që po shndërrohet në një nga...

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

Lajme të tjera

Web TV