Ndryshimet në qeveri/ Rama emëroi përfaqësuesin e Ndragheta-s në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për emërimet e reja në qeveri.

Gjatë komunikimit të tij me gazetarët, Berisha ka folur për emërimin e Arbian Maznikut si Ministër për Shtetin dhe Pushtetin Vendor.

Sipas Berishës, Mazniku është përfaqësuesi i Ndragheta-s në Tiranë. Berisha the se Mazniku është ikona më e shëmtuar e zyrtarit të babzitur që merrte 12 rroga si nënkryetar bashkie.

Asambleja ishte me disa dimensione. Në një anë Edi Rama paraqitej aty si krimineli që i kanë kallë datën bashkautorët në krime atij. Nëse e vutë re ai në këtë fjalim, nuk kishte urrejtje për mua, jo. Ai të gjithë urrejtjen e kishte për të vetët. Kujtoni e shiheni edhe njëherë. Ju të tillë e ju të atillë, ju kështu e ju ashtu. Unë i ndershmi, ju hajdutët, unë i pastri, ju të tillë.

Duhet të bëni një analizë.

Nëse bëni një analizë të fytyrave të asamblesë, ajo tregonte një terror që ai ushtroi ndaj anëtarëve të asamblesë. Aspekti i parë ky. Bashkë kemi vjedhur, por burgu është për ju, e jo për mua. Ky ishte morali.
E dyta, zëvendësimet. U tha shqiptarëve se jeni të pashpresë nëse nuk merrni në dorë fatin tuaj. Kë solli në qeveri, më thoni pak.

Solli përfaqësuesin zyrtar të Ndragheta-s në Tiranë, Maznikun. Njeriun që me ‘Eco Tiranën’ ka pasur ortak Miljorancin e Veronës, bosin e Ndragheta-s sipas autoriteteve italiane.
Çfarë është Arbjan Mazniku? Është ikona më e shëmtuar e zyrtarit të babëzitur që merrte 12 rroga si nënkryetar bashkie”, tha Berisha. / S.M

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV