Demokratët bëhen bashkë në Kukës, PD tërhiqet nga gara për t’ia lënë vendin koalicionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PD është tërhequr nga gara e 24 shtatorit për të zgjedhur Kryebashkiakun e Kukësit.

“Ndaj në kushtet e krijuara pas “nxitimit’ me “primare” të paracaktuara dhe caktimit të kandidatit, Partia Demokratike është e përkushtuar pa asnjë rezervë dhe paragjykim, që të mos krijojë kushtet për një ndarje akoma më të thellë të demokratëve në dëm të qytetarëve të Kukësit”, shkruhet në njoftim e PD-së.

Pas humbjes së thellë që ndodhi në 14 maj, PD Dega Kukës, nuk ka dashur të njëjtin rezultat me bashkitë e shumta të vendit.

Situata e demokratëve mes njëri-tjetrit është në një ‘rrëmujë’ prej 2 vitesh tashmë, ku secila palë pretendon se është duke luftuar për të mirën e demokratëve dhe të qytetarëve, përballë atij që e cilësojnë si “regjimi i Edi Ramës”.

KQZ rrëzoi kërkesën e ish-Kryeministrit Sali Berisha, që të garojë nën emrin e PD-së dhe pranoi kërkesën e Bashës, si kryetar legjitim i kësaj partie.

Kjo solli sërish në skenë koalicionin “Bashkë Fitojmë”, të përbërë nga partia udhëheqëse e tij PL e Ilir Metës dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës që t’i mundësonte Berishës, garimin me Emri Vatën.

Për të patur një kandidat të përbashkët nga radhët e opozitës, PD ka sakrifikuar Arif Rexhmatin.

Njoftimi: Partia Demokratike Dega Kukës, duke ndjekur me pergjegjësi te lartë politike dhe morale situatën e krijuar në Kukës; pas refuzimit nga një pjesë e opozitës për një kandidat përbashkues, rezident në Kukës dhe me të gjithë vullnetin për të nxjerrë një kandidat fitues në zgjedhjet e 24 shtatorit, kërkon t’ju rikujtojë të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj se qëndrimi jonë ka qenë konstant dhe vetëm në interes të demokratëve të ndershëm të Kukësit.

Ne besojmë se gara për drejtimin e Bashkisë Kukës ,është një përfaqësim dinjitoz dhe I munguar për qytetarët e lirë të këtij vendi. Kjo garë nuk duhet absolutisht të jetë një garë për pazare dhe qoka oligarkësh mes rilindasve te Ramës dhe përfituesve të PL së Metës.

Megjithatë, në rrethanat kur PD , institucionet e saj lokale dhe qëndrore, këmbëngulën për më se dy muaj për një bashkim gjithëpërfshirës të faktorëve opozitarë ne Kukës, me qëllimin e vetëm kthimin e qeverisjes lokale tek e djathta,në shërbim të qytetarëve, çdo kërkesë e jona u pa se ra në vesh të shurdhët.

Jo të gjithë patën të njëjtin vullnet me Partinë Demokratike. Duke anashkaluar dhe vullnetin e familjes së madhe të demokratëve të Kukësit, komandimi nga Tirana,në dëm të interesave të qytetarëve kuksianë, për të mbrojtur interesat e individëve dhe tregtarëve me oligarkët e Ramës po rrezikojnë një përsëritje të 14 majit.

Të gjithë ne, kemi humbur shumë prej frymës së konfliktit, përçarjes, unit dhe interesave të individit. Interesi i demokratëve dhe i të gjithë qytetarëve të Kukësit që duan ndryshim do të ishte përfaqësimi me një kandidat të vetëm të të gjithë spektrit opozitar për bashkinë Kukës.

Ndaj në kushtet e krijuara pas “nxitimit’ me “primare” të paracaktuara dhe caktimit të kandidatit, Partia Demokratike është e përkushtuar pa asnjë rezervë dhe paragjykim , që të mos krijojë kushtet për një ndarje akoma më të thellë të demokratëve në dëm të qytetarëve të Kukësit.

Në këto rrethana Partia Demokratike, me përgjegjësi të plotë deklaron se nuk do të dalë me një kandidat për zgjedhjet e datës 24 shtator për Bashkinë e Kukësit.

Partia Demokratike nuk do të bëhet kurrë “trau I dytë” I humbjes, në dëm të demokratëve dhe qytetarëve kuksianë.Partia Demokratike qëndron fuqimisht në mbrojtje të interesave të kuksianëve, në mbështetje të tyre dhe po punon fort për ringritjen,bashkimin dhe unifikimin e të gjithë strukturave.Partia Demokratike do të luftojë që sëbashku ti rikthejme dinjitetin e nërpërkëmbur të qytetarëve kuksianë nga interesat e momentit, të kujtdo qofshin ato.

Koha, do të jetë treguesi më I mirë.

Të fundit

Horoskopi ditor, 28 Janar 2025

Dashi Të martën mund të ndiheni veçanërisht të motivuar dhe të gatshëm për të përballuar sfidat. Është një ditë e...

Trump “hakmerret”!Morën pjesë në çështjet penale kundër tij,presidenti i pushon nga puna

Presidentit Donald Trump ka shkarkuar disa zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë që drejtuan hetimet për çështjet penale kundër tij. Një letër nga Prokurori i Përgjithshëm...

Mos i gënjeni kurë këto shenja të horoskopit, sepse hakmarrja e tyre mund t’iu lëndojë

Ka disa shenja të horoskopit që kanë instinkt veçanërisht të fortë që i mbron nga gënjeshtrat dhe surprizat e pakëndshme. Qoftë çështje miqësie apo biznesi,...

Pesë mënyrat si ta mbani zemrën tuaj të shëndetshme ndërsa plakeni

Sëmundjet e zemrës janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve, por mjekët thonë se disa zakone të shëndetshme mund të bëjnë një ndryshim të madh. Këto...

Nga pasaporta tek simbolet! Si do të funksionojë shteti bektashi

Gazetari Ferdinant Samarxhi zbuloi në “Top Story” detajet në lidhje me krijimin e një shteti bektashi. Ai foli për mënyrën se si do të funksionojë...

Lajme të tjera

Web TV