E trishtë/ Ndërroi jetë nga Covid-19, 71-vjeçari përcillet në banesën e fundit vetëm nga bashkëshortja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nën masa të rrepta sigurie është përcjellë sot për në banesën e fundit 71-vjeçari F.M,i prekur nga virusi vdekjeprurës Covid-19. 71-vjeçari me origjinë nga Kuçova ishte transportuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” në “Spitalin Infektiv” përpara 7 ditëve.

71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus,fibrilacion arterial dhe hipertension. Ai u varros nën masa të rrepta sigurie,pa praninë e asnjë familjari,përveç bashkëshortes,e cila prej 10-ditësh ndodhet e karantinuar në shtëpinë e saj në lagjen “1 Maji” në Kuçovë,që ditën që mori vesh se bashkëshorti i saj rezultoi “pozitiv” me Koronavirus.

Në funeral ishin të stacionuar edhe forca të shumta policore,për të verifikuar respektimin e masave të sigurisë gjatë përcjelljes së tij për në banesën e fundit. Viktima erdhi nga Spitali i Tiranës,direkt në varrezat e qytetit raporton BW.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV