Covid-19/ Alarmon mjekja kineze: Pritet një shpërthim i dytë i pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesoresha dhe mjekja kineze Li Lanjuan, anëtare e eipit të ekspertëve të virusit në Pekin ka paralajmëruar kombin se vendi po ballafaqohet me një shpërthim të dytë të pandemisë për shkak të rritjes së numrit të infektuarve që po detektohen në Kinë, kryesisht të personave që kanë ardhur nga shtetet tjera.

“brengosur shumë se numri i rasteve të importuara mund të nxit një valë të re të epidemisë në vendin e saj”,-ka thënë mjekja, transmeton Telegrafi.

Këto komente ajo i bëri pasi zyrtarët e Shëndetësisë raportuan se është regjistruar rasti i parë me coronavirus, te një person i cili kishte pasur kontakt me dikë që ka ardhur nga jashtë.

E gjitha po ndodh në kohën kur Ëuhani, qyteti që konsiderohej si epiqendra e epidemisë po i kthehet normalitetit pas plotë dy muajve bllokadë totale.

Profesoresha 73-vjeçe ka deklaruar për China Neës se kontrollimi dhe parandalimi i rasteve të importuara ka qenë një detyrë e “rëndë” për punonjësit shëndetësor.

“Kjo kërkon nga ne që të intensifikojmë përpjekjet dhe të punojmë pandërprerë për të parandaluar pneumoninë e coronavirusit të përhapet në qytete tjera”, ka shtuar ajo.

Profesoresha Li ka udhëhequr me ekipin që ka luftuar virusin në Ëuhan për më shumë se 50 ditë.

“Qytetet si Pekini, Shangai, Guangzhou, Shenzhen dhe Hangzhou frekuentohen shumë nga të huajt. Jam shumë e brengosur që rastet e importuara mund të nxisin një valë të re në shkallë të gjerë të epidemisë në vendin tonë”, ka thënë ndër tjera ajo.

Ajo gjithashtu ka kërkuar nga zyrtarët të identifikojnë ata që janë prekur nga virusi, por që zyrtarisht ende nuk janë diagnostikuar. Mjekët në Guangzhou kanë diagnostifikuar një pacient që ishte sëmurë pasi kishte pasur kontakt me një person që kishte ardhur nga Turqia.

Të fundit

“Unë nuk vizatoj gra”, Trump hedh poshtë letrën e “pistë” për abuzuesin Epstein

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili është vënë nën presion për çështjen Epstein, ka njoftuar se synon të...

46% e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sa gjysma e mesatares globale

Vetëm 46 për qind e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sipas të dhënave më të fundit të vitit 2024 nga Banka...

SHBA 9 miliardë më pak ndihma botës, miratohet paketa e shkurtimeve financiare

Mëngjesin e së premtes Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht kërkesën e presidentit, Donald Trump për t’i tërhequr rreth 9 miliardë dollarë nga fondet e...

Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit, turistë e emigrantë drejt Shqipërisë

Frekuentimi i linjave të trageteve në Portin e Durrësit ka shënuar rritje të ndjeshme këtë verë, krahasuar me vitet e kaluara. Fluksi i udhëtarëve...

Në një botë më të nxehtë, duhet të kapërcejmë frikën nga hijet

Nga Sam Bloch Kur indeksi i nxehtësisë arriti 105 gradë Fahrenheit një fundjavë në fund të qershorit, unë dhe fëmija im i vogël ishim në...

Lajme të tjera

Web TV