Gazeta më e madhe në Singapor jehonë transformimeve në Tiranë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Projekti për transformimin e piramidës në qendrën më të madhe të informacionit në rajon, ka tërhequr vëmendjen e mediave më të mëdha botërore.

Krahas atyre europiane dhe amerikane, sëfundmi edhe Strait Times, një ndër gazetat më të mëdha në Singapor i ka bërë jehonë ndryshimeve pozitive në Tiranë.

Strait Times shkruan se ish-muzeu, i ridizenjuar nga arkitekti holandez Wini Maas, është duke u përgatitur për të pritur qindra të rinj shqiptarë të interesuar për trajnim në teknologjinë kompjuterike dhe kodim – si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për një lidhje më të ngushtë me Bashkimin Europian.

Rinisja e jetës TECH (Life TECH) në Tiranë

Një muze i ndërtuar në Tiranë, Shqipëri, në vitet 1980-të, për të nderuar diktatorin komunist Enver Hoxha, është duke u transformuar në qendër trajnimi kompjuterik për të rinjtë, duke fshirë një gjurmë të së shkuarës shtypëse të vendit.
Ndërtesa dikur shfaqte sendet dhe fotot personale të Hoxhës, i cili e izoloi Shqipërinë nga bota e jashtme, duke e mbajtur nën një regjim të ashpër Stalinist për 40 vjet, duke ulur analfabetizmin dhe përmirësuar kujdesin shëndetësor, por duke lënë shumë qytetarë në regjimin e varfërisë.

Tani, ish-muzeu, i ridizenjuar nga arkitekti holandez Wini Maas, është duke u përgatitur për të pritur qindra të rinj shqiptarë të interesuar për trajnim në teknologjinë kompjuterike dhe kodim – si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për një lidhje më të ngushtë me Bashkimin Europian.
Arkitektët projektues, e dizenjuan ndërtesën në formën e Piramidës, duke glorifikuar liderin sipas stilit të Faraonëve të Egjiptit.

Muzeu përfundoi ndërtimin në vitin 1988, 3 vite pas vdekjes së Hoxhës dhe 2 vite para se rendi komunist të rrëzohej, duke i hapur kështu rrugë demokracisë.
Perimetri i jashtëm i rinovuar, konsiston në shkallare ku qytetarët mund të ngjiten që të kenë një pamje panoramike të kryeqytetit modern dhe plot gjallëri.
Brendia kubike, veçon ato që duken si sete kontejnerësh të ngecur, të cilat do të shërbejnë si klasa mësimore, duke u ngritur disa kate mbi kupolën e qelqtë fillestare.

Lexo edhe :  Kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore, Denaj: Janë 10 zona Kadastrale

Shqiptarët për vite ishin të ndarë në mendime sesi ta përshtatnin ndërtesën – ata që vuajtën nën regjimin shtypës të Hoxhës kërkuan që monumenti të rrafshohej, ndërsa të tjerë donin ta ruanin atë si një ikonë arkitekturore./  S.M

Të fundit

‘Perla’ e radhës e Berishës: Rama m’u lut mua për të shkrirë SPAK dhe jo unë atij,

Berisha thotë për gazetarët në konferencë se Rama i është lutur atij për bashkim votash me qëllim shkrirjen e...

Të ardhurat nga doganat,rriten me 5.2 % ose 16 milionë euro më shumë se janar-shkurt 2024

Faktorët kryesorë janë miradministrimi, digjitalizimi shërbimeve doganore dhe rritja konsumit të mallrave të akcizës. Faktorët kryesorë janë miradministrimi, digjitalizimi shërbimeve doganore dhe rritja konsumit të mallrave...

Simbolizojnë Ditën e Verës,si të përgatisni ballokumet e Elbasanit. Ja ingredienti sekret

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Në betejë me kohën, Rudiger dhe Courtois rrezikojnë ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos

Real Madrid ka kaluar me sukses provën në derbin e vogël të Madridit kundër Vallecanos, duke fituar 2-1. Ajo e djeshmja ishte një antipastë për...

Studimi tregon pse planeti Mars ka ngjyrë të kuqe

Marsi është një nga planetët më të studiuar në sistemin tonë diellor për shkak të afërsisë me Tokën dhe numrit të madh të anijeve...

Lajme të tjera

Web TV