Pushime me buxhet/“Daily Mail”: Shqipëria, vendi i katërt më i lirë në Europë për pushime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britanikët që shpresojnë për pushime të përshtatshme jashtë vendit në Evropë duhet të shkojnë në Ballkan për një Airbnb që kushton mesatarisht 40 £ në natë, zbuloi një studim i publikuar në “Daily Mail”.

Moldavia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia dhe destinacioni në trend Shqipëria janë emëruar në studim si vendet më të lira të Evropës për pushime me qira.

Ndërsa norma mesatare ditore në të gjithë Evropën është rritur me më shumë se 15 përqind në vetëm një vit, thuhet në shkrim, ka ende vende të lira, duke nisur nga Moldavia ku mund të flesh me 40 £ në natë, pastaj Maqedoninë e Veriut me 41 £, Kosovën me 42 £, Shqipërinë me 52 £ dhe Serbinë me 54 £.

Në shkrim theksohet se çmimet në këto destinacione variojnë sipas stinës. Në Shqipëri, dielli i verës nënkuptonte se udhëtarët në gusht paguanin 81 për qind më shumë se në shkurt. Studiuesit arritën në përfundimin: “Nëse buxheti është parësori, duhet të udhëtoni në këto ose vende të tjera shumë sezonale, gjatë muajve jashtë sezonit pasi mund të gjeni edhe oferta më të mira“.

“Daily Mail” shkruan gjithashtu se Shqipëria po bëhet me shpejtësi një destinacion popullor turistik. Aty mund të marrësh një apartament në AirBnb me një dhomë gjumi në Himarë për 138 £ në javë./  S.M

Të fundit

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Lajme të tjera

Web TV