Celularët janë fajtorë për ndarjen e çifteve moderne, sipas studimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndoshta vera që na kaloi ka qenë e mbushur me dasma të njohurish dhe miqsh, megjithatë, duhet të pranojmë se po kaq të shumta kanë qenë edhe ndarjet e njerëzve të afërt apo edhe të çifteve të njohura për të cilat kemi dëgjuar. Sigurisht, pse një lidhje përfundon varet nga shumë faktorë, por siç dëshmohet nga hulumtimet përkatëse, edhe celularët luajnë një rol.

Kudo, do të shihni çifte duke pirë kafen, duke shkuar për shëtitje, duke parë një film dhe të paktën njëri nga të dy po shikon me përkushtim ekranin e telefonit të tij. Sado normal të na duket ky imazh, ndikimi që ka në marrëdhëniet njerëzore është një dhe është real: partnerit tonë nuk i kushtohet vëmendja e duhur.

Disa studime të kryera në Amerikën e Veriut tregojnë se shpërqendrimi i shkaktuar nga telefonat celularë mund të shkaktojë probleme emocionale dhe veçanërisht probleme mes çifteve.

Instituti për Studime Familjare (IFS) publikoi një studim mbi këtë temë, i cili tregoi se 40% e njerëzve, partnerët e të cilëve përdorin celularët e tyre pa ndërprerje, janë të pakënaqur në marrëdhënien e tyre. Në mënyrë të ngjashme, 26% jetojnë me frikën se martesa e tyre do të përfundojë me divorc.

Pra, nëse jeni martuar për një dekadë ose sapo keni hyrë në një lidhje, gjëja më e mirë për të bërë kur jeni me burrin tuaj është të jeni vërtet me të. Shpirtërisht, fizikisht, mendërisht. Njoftimet në celularin tuaj do të qëndrojnë pa përgjigje, edhe pak, mos u shqetësoni./E.Ç

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV