Nafta “çmendet” sërish/ Çmimi kërcen në 205 lekë për litër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimi i karburanteve në tregun vendas ka filluar një trajektore të pandalshme rritje teksa nafta po shtrenjtohet çdo ditë mesatarisht me 1 lekë për litër. Kompanitë e naftës kanë njoftuar klientët e tyre të mëdhënj se të premten çmimi me shumicë i naftës do të rritet në 190 lekë për litër.

Por ky është çmimi i shumicës. Për karburantin me pakicë që blejnë qytetarët, shtohen të tjera taksa dhe kosto që e rrisin akoma më shumë çmimin.

Disa nga kompanitë e tregtimit kanë filluar ndërkohë të përditësojnë tabelat duke e çuar çmimin e naftës me pakicë në 205 lekë për litë. Ky është një shtrenjtim me mbi 9 lekë krahasuar me çmimin ekzistues.

Që nga mesi i Korrikut, çmimi i naftës me pakicë është rritur 5 herë rresht duke u shtrentuar me 30 lekë për litër gjithsej.

Kompanitë e tregtimit të karburanteve thonë arsyeja e rritjes është shtrenjtimi i naftës në bursë. Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare kërceu në 90 dollarë për fuçi këtë të enjte për herë të parë që nga nëntori i vitit të kaluar.

Këta herë kryqëzata e karburanteve po diktohet nga ulja e përbashkët e prodhimit nga Arabia Saudite dhe Rusia, të cilat lajmëruan se kjo politikë do të vazhdojë të paktën deri në fund të vitit.

Taksat mbajnë naftën e lartë

Krahas rritjes në bursa, një tjetër faktor që i mban çmimet e naftës të larta është barra e rëndë e taksave që rëndojnë mbi këtë produkt. Pesha e taksave përbën gati 60 për qind të çmimit të naftës.

Përveç TVSH-së, akcizës e taksës së qarkullimit, rreth 8 lekë të tjera për litër shkojnë për taksa të tilla si markim, skanim, kolaudim, rilicencim, që në pjesën më të madhe kanë rezultuar të panevojshme.

Lexo edhe :  Lapaj i shkruan KQZ-së: Kur dikush jep dorëheqjen, s'ka kthim pas

Muajin e kaluar qeveria vendosi të shtyjë edhe për një vit kontratën e markimit të karburanteve, që ka një kosto, që paguhet në çmim nga konsumatorët prej rreth 5-6 milionë euro në vit. /  S.M

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV