Zgjedhjet në Kukës/ Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e Bashës për 2 anëtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesë-padinë e kreut të PD-së, Lulzim Basha për të pasur dy anëtarë në KZAZ-të në zgjedhjet e pjesshme në Kukës që do të mbahen më 24 shtator pas video-skandalit të ish kryetarit Safet Gjici.

PD ankimoi vendimin e KQZ-së, që e konsideroi Partinë e Lirisë si forcë të parë politike opozitare në zgjedhjet per bashkinë e Kukësit, duke i dhënë dy komisionerë.

Me vendimin e Kolegjit Zgjedhor që i dha Bashës dy anëtarë në KZAZ, PD kalon forcë e parë opozitare.

Kujtojmë se në Kukës Partia Socialiste do të ketë katër anëtarë në KZAZ, ndërsa Partia e Lirisë tashmë do të përfaqësohet nga 1 anëtar

Në garë për Bashkinë, janë Partia Socialiste me kandidat Albert Halilajn dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”, me kandidat Emri Vata./  S.M

Të fundit

Pediatria e re në QSUT/ Rama: Rritet buxheti për shëndetësinë

Spitali i  Pediatrisë së Specialiteteve në Qendrën Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë do të  ofrojë shërbim për pacientët e...

“PD është peng i Berishës”/ Haklaj: Saliu nuk kërkon pushtetin, por pazare politike

Primaret në PD janë sajesë, dhe kontrollohen nga Sali Berisha, pasi shumica e emrave në lista janë përcaktuar, si tek të mbyllurat, ashtu dhe...

Shevchenko: Shqipëria po rritet, zhvillimi më i madh vjen nga futbolli

“Shtëpia e Futbollit” mirëpriti sot në një vizitë zyrtare Presidentin e Federatës Ukrainase, Andriy Shevchenko. I ftuar nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, legjenda...

Sana:Shumë meshkuj e shohin femrën si pronë, nuk pranojnë ndarjen dhe kur mbaron dashuria

Në “Epiqendër” nga Sonila Musai, në emisionin me temë “nga dashuria në tragjedi”, Pashe Sana tha se shumë meshkuj nuk e pranojnë ndarjen sepse...

“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën

Politologu Ergys Mërtiri, i ftuar në News 24 tha se Erion Veliaj është një fuqi elektorale për Edi Ramën. Ai u shpreh se Rama...

Lajme të tjera

Web TV