Cilat janë 5 shtetet që na furnizojnë me qumësht, 15 mijë ton të importuar në 8 muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përpos prodhimit vendas, qoftë nga kompanitë por edhe nga blerjet direkt tek fermerët,  një pjesë e nevojave të konsumatorë shqiptarë për qumësht plotësohen nga importi.

Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, gjatë periudhës Janar-Gusht 2023, janë importuar nga jashtë kufijve 15 mijë ton qumësht me vlerë afro 1.5 miliardë lekë.

Por cilat janë shtetet kryesore që na furnizojnë më qumësht? Të dhënat e doganave tregojnë se vendin e parë e mban Serbia, tashmë prej vitesh, ky shtet qëndron në krye të listës sa i takon këtij produkti, ku në 8 muaj ka eksportuar 5 mijë ton.

Në vendin e dytë është Italia, me rreth 3.5 mijë ton të importuara gjatë këtij viti, ndjekur nga Hungaria me 1.9 mijë ton.

Më pas renditet Kosova me 1.3 mijë ton dhe Bosnje-Hercegovina me 1.1 mijë ton.

Këto 5 vende zënë 85.4 për qind të peshës së importeve të këtij produkti,  ndërsa në  total janë 35 shtete nga ku furnizohemi, edhe pse në sasi të moderuara.

Inflacioni në vend ka prekur edhe këtë produkt ku ka pasur një rritje të ndjeshme të çmimeve si për markat vendase ashtu edhe ato të huaja.

Ndërkohë Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një procedurë të hetimit paraprak në tregun e prodhimit dhe tregtimit me shumicë të nënprodukteve të qumështit për shkak të çmimeve të rritura në të njëjtin nivel nga kompanitë vendase./SCAN

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV