Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, rritet sërish çmimi i karburanteve në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, teksa çmimi i karburanteve në vend ka pësuar dje një tjetër rritje.

Në pikat e furnizimit me pakicë ditën e djeshme 1 litër naftë u shit deri në 214 lekë, ndërsa benzina 216 lekë për litër.

Ndërkohë që çmimi i gazit është 58 lekë për litër. Shihet se çmimi i karburanteve ndryshon në varësi të pikave. Kjo është e disata herë që rritet çmimi i karburanteve që pas shkrirjes së Bordit të Transparencës.

Operatorët e tregut thonë se shkak për rritjen e çmimeve është bërë shtrenjtimi i karburanteve në bursa.

Bordi u shfuqizua në datën 7 qershor, ndërsa vendimi i tij i fundit i përket datës 26 maj, ku çmimi tavan i tregtimit me pakicë të naftës ishte 176 lekë, dhe i benzinës 179 lekë./  S.M

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV