“S’kishe as 50 lekë në xhep!”/ Beleri pas hekurave, Berisha: Sherr i madh për një mandat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se mbrëmjen e arrestimit për blerje votash, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës nuk kishte as 50 lekë në xhep.

Ish-kryeministri tha se po bëhet “një betejë e paimagjinueshme për t’ia marrë mandatin”.

PJESË NGA DEKLARATA:

“Shikoni se çfarë ndodh në rastin Beleri. Një betejë e paimagjinueshme për t’ia marrë mandatin. E burgos në mesnatë tek po darkonte, mashtron e thotë se e kapën në flagrantë duke shpërndarë para, në një kohë kur ai nuk kishte as 50 lekë në xhep.

Nuk e lejon të bëjë betimin, në një kohë kur ligjet e vendit nuk e pengojnë, sepse në një vend që pretendon të respektojë normat më elementare ligjore, ai që nuk është i dënuar, është i pafajshëm. Ky precedent ka funksionuar në raste të tjera, por nuk funksionon për mandatin e Himarës, sepse ai aty ka parashikuar parajsën e tij.

Pra, një sherr i madh në të katër anët për një mandat. E solla këtu si shembull se çfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama për mandatin që fikson tamam.

Nëse Beleri paska blerë vota, atëherë çoje të betohet siç është betuar herët e tjera dhe të dënohet mbrapa. Por duhet ta humbasë mandatin për afatin e betimit”. /  S.M

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV