Beleri në burg për blerje votash/ Mitsotakis: Ndalimi i betimit problem

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga konferenca tradicionale për shtyp dhënë në mediat greke në kuadrin e Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është pyetur edhe për çështjen Beleri.

Mitsotakis insiston që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës të lejohet të bëjë betimin, qoftë edhe nga burgu. Unë nuk ndërhyj në gjykimin e drejtësisë shqiptare, shprehet kryeministri grek, por “heqja e mundësisë së Fredi Belerit për t’u betuar si kryetar bashkie, edhe me statusin e personit të paraburgosur, përbën shkelje të rregullave të shtetit ligjor”.

Gazetari grek: Sot mbushen 129 ditë nga burgosja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Përvec Greqisë ,lirimin e tij ka kërkuar edhe Parlamenti Europian , ndërsa është pozicionuar edhe ministria e Jashtme e SHBA. Greqi- Greqi na mbulo edhe ne – ishte një prej parrullave që dëgjuat për Krishtlindje në 2022 në Vorioepir, për të cilat u përgjigjët pozitivisht me vepra.

Cilat janë lëvizjet e mëtejshme të Athinës tek lojërat dhe marifetet e Tiranës përballë minoritetit grek në një moment kur Shqipëria është edhe vend kandidat për BE për gati 9 vjet?

Mitsotakis: Jam pozicionuar vazhdimisht për këtë çështje, e cila fatkeqësisht hedh një hije mbi marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë dhe përmbys në një masë të madhe progresin e rëndësishëm që kemi bërë në katër vitet e mëparshme.

Më duhet t’ju them se më shqetëson veçanërisht fakti jo vetëm i burgosjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, por mbi të gjitha fakti që edhe sot Shqipëria refuzon të bëjë të vetëkuptueshmen, për t’i dhënë atij mundësinë edhe nga burgu për t’u betuar si kryetar bashkie.

Është një mesazh që unë ia kam përcjellë në çdo mënyrë udhëheqjes së Shqipërisë.

Lexo edhe :  Nga Gjirokastra në Dibër, qytetet ku Rama e Berisha kanë simpatizantët më të zjarrtë

Kjo që po them i referohet një vendimi administrativ, unë nuk ndërhyj në gjykimin e drejtësisë shqiptare, do të ishte shumë e vështirë dhe e pahijshme nga ana ime ta bëja këtë, por heqja e mundësisë së Fredi Belerit për t’u betuar si kryetar bashkie, edhe me statusin e personit të paraburgosur, përbën sipas mendimit tonë, shkelje të qartë të rregullave të shtetit ligjor, krijon probleme të mëdha në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe mendoj se do të ketë pasoja më të gjera nëse kjo politikë vazhdon gjatë përpjekjeve të Shqipërisë për t’iu afruar familjes evropiane.

I kam ngulitur thellë kujtimet dhe përvojat nga vizita ime në Himarë në fund të vitit të kaluar.

Besoj se minoriteti kombëtar grek, i njohur si pakicë kombëtare, duhet të ndjejë se tek Greqia ka një aleat për të vetëkuptueshmen, që është mbrojtja e të drejtave të saj. Dhe flasim për të drejtat e pronësisë, flasim dhe për të drejta të barabarta për të marrë pjesë në veprimtarinë politike të Shqipërisë. Uroj dhe shpresoj që kësaj çështje t’i jepet një zgjidhje sa më shpejt.

Në çdo rast, nuk do të ndalem së ngrituri këtë çështje në nivel europian apo edhe drejtpërdrejt me kryeministrin Rama herën tjetër që do ta takoj./   S.M

Të fundit

Ndërron jetë ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka ndërruar jetë. Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë bërë të...

Shqiptarët bëhen lëmsh, kush është djali misterioz që takoi Parashqevinë më 1 janar?!

Disa foto të shpërndara në rrjete sociale kanë trazuar njerëzit ku të gjithë kanë menduar se djali në foto është Luke djali i Parashqevisë. Por,...

Rikthehen trenat, nga pika e vdekjes në rijetësim, 2025 cilësohet si “viti i hekurudhave”

Udhëtarët shqiptarë mund të lëvizin me trena nga Durrësi e Tirana deri në Beograd e në Budapest. Por kjo i përket së ardhmes, ndërsa...

Tedi Blushi: Fitorja e opozitës në 11 Maj do të jetë spektakolare

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi se qeveria mund të tentojë sërish të manipulojë zgjedhjet, por theksoi se fitorja e...

Bllokohet rruga e Dardhës, numër i lartë turistësh në pista e skive

Rruga që të çon në fshatit turistik të Dardhës prej disa orësh është e bllokuar. Një pjesë e turistëve i kanë fikur automjetet e tyre...

Lajme të tjera

Web TV