Prokuroria dërgon në gjyq drejtoreshën e Spitalit Memorial në Fier/ Zbardhen akuzat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka  përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal në ngarkim të Rudina Degjonit, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm pranë Spitalit Memorial Fier, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Nga hetimet është provuar se e pandehura në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe në mungesë të miratimit nga Ministria e Shëndetësisë, ka lejuar kryerjen e paligjshme të procedurës së botoksit të stomakut te pacientët në këtë spital publik, nëpërmjet aplikimit në organizimin e brendshëm të pacientëve, të preparateve mjekësore të botoksit të stomakut që nuk janë blerë nga vetë spitali me procedura të ligjshme të prokurorimit publik, por janë gjetur në rrugë jashtë-spitalore për të cilat pacientët kanë bërë pagesat e tyre.

Mungesa e kryerjes së procedurave të ligjshme të prokurorimit publik, ka sjellë mungesën e verifikimit në këtë spital të dokumentacionit përkatës lidhur me verifikimin e datës së skadencës dhe vendit të origjinës së preparateve,duke sjellë kryerjen e kësaj procedure jashtë çdo lloj standardi ligjor dhe teknik te pacientët, duke mbartur rrezik serioz per jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe duke dëmtuar interesat dhe imazhin e një një institucioni shëndetësor publik./e.t

Të fundit

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, mbi 90 mijë emigrantë të regjistruar për votimet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në mesnatë ka përfunduar procesi i regjistrimit të votuesve jashtë...

Media franceze: Shqipëria, destinacioni evropian më trendi i momentit

Shqipëria po përjeton një revolucion të vërtetë në sektorin turizmit. Ekspertët parashikojnë se Shqipëria së shpejti mund të jetë Greqia apo Kroacia e re për...

Festat e fundvitit/ Qeveria shpërblen 257 mijë familje në nevojë!

BESARTA BASHA/ Në mbledhjen e qeverisë këtë të enjte (26 Dhjetor) u mor vendimi për dhënien e një shpërblimi fundiviti për 275 mijë familje dhe...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?!

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

A është gripi i shpendëve pandemia e ardhshme?

Një lloj viral i gripit të shpendëve mbërriti në Shtetet e Bashkuara në fillim të vitit 2022 dhe ka vazhduar të dëmtojë fermat dhe...

Lajme të tjera

Web TV