”Ja droga që ju paralizon”/ Shokon mjeku: Të duket vetja si Zot dhe sikur fluturon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Doktori Adrian Fandi, mjek urgjence, ka folur për pasojat që lë në sistemin nervor përdorimi i nitritit të azotit, ose i njohur ndryshe si gazi gazmor.

I ftuar në “Top Story”, Fandi deklaroi se një studim i 15 neurologëve në Angli kërkon ndalimin e këtij gazi sepse efektet anësore tek pacientët që frekuentojnë Shërbimin e Urgjencës janë në rritje dhe me simptoma neurologjike.

“Pacientët pasi kanë përdorur gazin nuk janë të aftë të ecin, kanë probleme të marrjes së mendjes dhe pastaj vazhdojnë me të vjella. Por ka pasur edhe raste pseudoepilepsie, e shoqëruar nga dridhjet e trupit.

Kjo sepse ky gaz vepron në sistemin nervor qëndror. Efektet e tij paraqesin dhimbje koke, të vjella dhe halucinacione, ku ti nuk e ndjen më veten në këtë botë, por të duket si zog, sikur do fluturosh“- tha mjeku i urgjencës, duke mos përjashtuar vetëvrasjet ku përdoruesit, të paaftë për të kontrolluar veten, me idenë se do fluturojnë hidhen nga lartësia.

I pyetur nëse gazi krijon varësi, doktori Adrian Fandi e mohoi diçka të tillë, duke sqaruar se arsyeja pse njerëzit e përdorin pavarësisht problemeve neurologjike që ai u shkakton, është sepse i bën të lumtur.

Fandi: Unë jam mjek urgjence dhe punoi gati 10 vjet në Mbretërinë e Bashkuar. Tre vitet e fundit kam hapur edhe një klinik private, ku i shërbej komunitetit shqiptar.

Në Shërbimin e Urgjencës janë shtuar muajt e fundit rastet e përdorimit të nitritit të azotit, ose gazi gazmor, është një gaz që ka efekte të mëdha anësore në pjesën neurologjike.

Mbështetem këtu edhe në një raport që ka nxjerrë BBC për një studim të 15 neurologëve në Angli, ku flitet për ta ndaluar këtë gaz sepse efektet anësore tek pacientët që frekuentojnë Shërbimin e Urgjencës janë në rritje dhe me simptoma neurologjike.

Kur flasim për simptoma neurologjike, pacientët pasi kanë përdorur gazin nuk janë të aftë të ecin, kanë probleme të marrjes së mendjes dhe pastaj vazhdojnë me të vjella. Por ka pasur edhe raste pseudoepilepsie, e shoqëruar nga dridhjet e trupit.

Lexo edhe :  Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

Kjo sepse ky gaz vepron në sistemin nervor qëndror. Efektet e tij paraqesin dhimbje koke, të vjella dhe halucinacione, ku ti nuk e ndjen më veten në këtë botë, por të duket si zog, sikur do fluturosh dhe mund të ndodh edhe ndonjë rast fatkeq që…

Fandi: Jo, nuk krijon varësi por e përdorin prapë sepse e ndjejnë veten të lumtur.

Fandi: Jo, nuk krijon varësi por iu krijon probleme neurologjike pacientëve.

Duma: E kam fjalën, në rast se e përdorin njëherë dhe nuk hasin këto probleme, a e kërkojnë sërish?
Fandi: E kërkojnë sërish sepse e ndjejnë veten të lumtur, ky është problemi i këtij gazi. Si të gjitha drogërat e tjera…

Duma: E ke dëgjuar në Tiranë?

Mane: Po është e dëgjuar, por gazi për të cilin flet doktori është përdorur edhe nga stomatologët përpara 15 vitesh, para se të kryeje një procedurë, me qëllim që të mos ndjeje dhimbje apo të ishe më i çliruar. Pastaj u bë komerçial dhe doli në shitje.

Mirëpo, ajo që më shqetëson është se doktori flet për Britaninë. Doktor, mbaj mend që kur isha në Londër kishte debate të shumta sepse në javë shiteshin rreth 2 milion tableta ekstazi. Pra bëhet fjalë për një vend me popullsi 65 milion banorë. Sot Britania është bërë një nga lokomotivat e përdoruesve në masë.

Njerëzimi ka kaluar shumë problematika. Dolëm nga pandemia, kemi luftën në Ukrainë, rritjen e çmimeve. Duhet të analizojmë edhe pjesën psikologjike. Nuk e merr njeri drogën sepse është i lumtur.

Fandi: Gazi është gaz medikal, nuk është gaz rekreativ. Ne këtë e përdorim edhe në spital, por të përzier me oksigjen nën kontrollin mjekësor, dhe pacienti duhet të jetë i monitoruar./  S.M

Të fundit

I shpallur ‘non grata’ si Berisha/ Rusia ‘ofensivë’ për shpëtimin e mandatit të Dodikut

Ka filluar me reagimin e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, vazhdoi me një deklaratë jashtëzakonisht...

U përfshi nga flakët, zjarrfikësit shpëtojnë xhaminë historike të kthyer në katedrale

Një zjarr shpërtheu në xhaminë historike të shndërruar në katedrale në Kordoba të Spanjës të premten, por u shpëtua pasi zjarrfikësit arritën që të...

Polici hero që shpëtoi katër të plagosurit: I lumtur që i shpëtova, kam djegie në duar

Mes flakëve dhe frikës që automjeti mund të shpërthente, efektivi Klajdi Mustaj, i cili u kthye në një hero për jetën e katër qytetarëve,...

Europa në luftë me zjarret/ Vihen nën kontroll flakët pranë Athinës, evakuimet vijojnë

Zjarri që kërcënonte periferinë e Athinës u vu nën kontroll paraditen e së shtunës, por evakuimet në zonat e rrezikuara po vazhdojnë, teksa erërat...

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë të Diasporës: Sulmi ndaj News24, alarm kombëtar

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) ka reaguar pas sulmit të Policisë së Shtetit ndan News24. “Censura është arma e pushteteve të korruptuara...

Lajme të tjera

Web TV