Zjarri në pallatin 10-katësh në Tiranë/ Policia i kalon çështjen Prokurorisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zjarri në pallatin 10-katësh në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, është referuar në prokurori si aksidental, ndonëse hetimet për ngjarjen vijojnë akoma.

Grupi hetimor po pret autorizime nga prokurori i çështjes për të vijuar me marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë, përfshirë këtu pronarin e pallatit Tanush Mëhillaj.

Policia akoma nuk e ka ende në dorë akt-ekspertimin e analizës së llojit të materialit që është veshur fasada e jashtme e pallatit, e cila rezultoi fatale për përhapjen e zjarrit.

Ndërkohë, ekspertët e zjarrfikëses vijojnë punën për të zbuluar shkakun e zjarrit, deri në daljen përfundimtare të ekspertizës për të cilën duhen edhe disa ditë.

Megjithatë, burime bëjnë me dije se vijohet me të njëjtin rezultat që shkak për zjarrin është bërë mbinxehja e kondicionerit./   S.M

Të fundit

Shteti bektashi/ Rama: Bektashizmi, një thesar shqiptar që s’do e lemë të shuhet!

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për dokumentarin mbi bektashizmin të gazetarit britanik Robert Hackman ne Dritare Tv, konfirmoi...

Traktati i Berlinit – Fuqitë e Mëdha ridizenjojnë Ballkanin, shmangin Shqipërinë

13 korrik 1878 - Kongresi i Berlinit Nga Leonard Veizi Në sallonin e ftohtë të diplomacisë europiane, ku globi rrotullohej mbi tavolina bisedimesh të nxehta dhe...

DW publikon intervistën e diplomatit Werner Daum në 2010

Lajmi i shuarjes më 12 korrik 2025 i diplomatit gjerman Werner Daum u komunikua në mediat shqiptare, pasi ai ndodhej këto ditë në Shqipëri,...

Presidenti Begaj në Ohër: Faktori shqiptar në RMV, urë lidhëse

Presidenti Bajram Begaj vizitoi Ohërin, ku u takua me Presidenten Siljanovska-Davkova për të diskutuar bashkëpunimin bilateral mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në këtë...

Vijon aksioni në Theth, prishen 60 ndërtime pa leje por nuk mungojnë tensionet

Ka vijuar edhe përgjatë kësaj të shtune, 12 korrik, operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, pavarësisht kundërshtimit të banorëve. Ndryshe nga ditët...

Lajme të tjera

Web TV